Presidenti Ademi uron presidentin e Federatës kroate për çmimin e Modricit

Autori: Gazeta inFokus
14:29 | 25 September 2018
Presidenti Agim Ademi uron presidentin e Federatës kroate për çmimin e Modricit, shkruan Gazeta InFokus.
I nderuari president, miku im i dashur Davor Shuker,
Jam i nderuar që së bashku me Ju dhe me shumë homologë tjerë ishim pjesë e eventit “The Best FIFA Football Awards 2018” që u mbajt në Londër. Vlerësimi që FIFA dhe komuniteti i futbollit i bëri futbollistit të Kombëtares tuaj, Luka Modric, më gëzoj pa masë dhe u prit me entuziazëm kudo në Kosovë. Çmimi i futbollistit më të mirë për Luka Modricin pa dyshim është një nxitje më shumë për të rinjtë e vendit tim që të merren me futbollin dhe ta ndjekin ëndrrën e tyre që një ditë pse jo të jenë të nominuar në ngjarje të këtillë si kjo në Londër. Paraqitja e shkëlqyeshme dhe mahnitëse e Kombëtares tuaj në Botërorin “Rusia 2018”, por edhe çmimi që iu dha në eventin e mbrëmshëm Luka Modricit, dëshmojnë edhe një herë punën dhe vizionin tuaj në drejtimin e futbollit kroat, prandaj Federata juaj dhe Ju personalisht do të shërbeni për ne si shembull që duhet ndjekur për të arritur te suksesi.
Duke ju uruar shumë suksese në çdo aktivitet e garë ku merrni pjesë, ju lus që përgëzimet e mia dhe të mbarë futbolldashësve të Kosovës t’ia përcillni edhe kapitenit të kombëtares suaj, Luka Modric dhe mbarë opinionit futbolldashës në Kroaci.
Me respekt,
Agim Ademi, president i FFK-së E martë, 25 shtator, 2018

Të tjera
-
Zvicra mbështet Kosovën për anëtarësim në BE, Keller-Sutter: Bota po përjeton një ristrukturim të thellë
Presidentja e Zvicrës, Karin Keller-Sutter, tha se vendi i saj e mbështet asp...
-
Drejtori i Policisë takohet me Prattipatin: Diskutuan për rëndësinë e ruajtjes së besimit të të gjithë qytetarëve
Drejtori i Policisë së Kosovës, Gazmend Hoxha, e ka pritur në takim me të Nga...
-
Djali i Jakup Krasniqi reagon pasi Specialja refuzoi kërkesat për lirim të përkohshëm: Kjo dëshmon se do t’i dënojnë krerët e UÇK-së
Trupi Gjykues në rastin “Thaçi dhe të tjerët” ua ka refuzuar kërkesat për lir...
-
Bislimi: Vonesat për fondet e BE-së nuk janë përgjegjësi e Kosovës, marrëveshja do të ratifikohet
Zëvendës kryeministri në detyrë, Besnik Bislimi ka folur për fondet që Kosova...
-
Qelaj shprehet i gatshëm të ndërmjetësojë në zgjidhjen e problemit me mbeturina
Zyrtarë të Komunës së Prishtinës janë takuar me avokatin e Popullit, Naim Qel...
-
KQZ ua ndal gati gjysmë milion euro partive që u gjobitën gjatë fushatës
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve sot ka mbajtur mbledhjen ku ka vendosur që të ...
-
Ramiz Lladrovci krah Osmanit në Zvicër, në banketin shtetëror që do të organizohet atje merr pjesë edhe Xherdan Shaqiri
Presidentja Vjosa Osmani po qëndron në Zvicër, që është vizita e parë e një ...
-
FMN-ja vlerëson se rritja ekonomike në Kosovë pritet të mbetet 4 për qind
Bordi Ekzekutiv i Fondit Monetar Ndërkombëtar ka përfunduar shqyrtimin e katë...
-
Osmani pritet me ceremoni zyrtare nga Keller-Sutte, numër i madh i kosovarëve dalin në Bern
Presidentja e Konfederatës së Zvicrës, Karin Keller-Sutte, e ka pritur me ce...
-
Bashkatdhetarët në Bernë me pritje madhështore për Osmanin
Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, po e zhvillon një vizitë shtetërore në Zv...
-
Vaksinimi kundër gonorresë nis për herë të parë në botë në Angli
Anglia do të jetë vendi i parë në botë që do të nisë vaksinimin e njerëzve ku...
-
Masa*kra në Stagovë të Kaçanikut, Osmani: Qoftë i përhershëm kujtimi për martirët
Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka përkujtuar masakrën në Stagovë të Kaçan...