Presidenti Ademi dhe ministri Gashi nënshkruan memorandumin për Kompleksin e Futbollit në Obiliq
Autori: Gazeta inFokus 16:56 | 29 August 2018
Presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi dhe ministri i Kulturës, Rinisë dhe Sportit, z.Kujtim Gashi, e kanë nënshkruar sot memorandumin e bashkëpunimit ndërmjet këtyre dy institucioneve, i cili ka për qëllim realizimin e projektit të kompleksit për ekipet kombëtare në Obiliq, ku do të investohet në tri fushat aktuale në stadiumin “Agron Rama”, shkruan GazetaFokus.
Për realizimin e këtij projekti Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit ka siguruar diku rreth 10 hektarë në marrëveshje me Komunën e Obiliqit, derisa projekti do të financohet nga UEFA dhe FIFA. Pas nënshkrimit të këtij memorandumi ministri Kujtim Gashi u shpreh i lumtur me arritjen e kësaj marrëveshje. “Ky projekt është në kuadër të masovizimit të sportit, përkatësisht avancimit të infrastrukturës sportive në Republikën e Kosovës dhe është pjesë e bashkëpunimit të ngushtë që kemi me Federatën e Futbollit të Kosovës.
Natyrisht që është njëri ndër projektet më të rëndësishme në infrastrukturën sportive që do të ndërtohet gjatë viteve 2018-2019 dhe në kuadër të saj të gjitha investimet që do të vazhdojnë do të jenë bashkëpunim i Ministrisë së Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Federatës së Futbollit të Kosovës. Është një model i ri i bashkëpunimit, një frymë e re e investimeve. Siç po shihet edhe 2019-2020 do të jenë vitet ku do të kemi një fokus të veçantë në infrastrukturën sportive”, ka theksuar Gashi.
Ndërkaq, presidenti i Federatës së Futbollit të Kosovës, z. Agim Ademi, e falënderoi edhe një herë ministrin Gashi për gatishmërinë e treguar për t’i ndihmuar rreth këtij investimi.
“Nënshkrimi i këtij memorandumi është edhe një dëshmi që ministri i sportit dhe qeveria e ka bërë strategjinë për sportin përkatësisht për futbollin dhe kjo është një prej projekteve të radhës. Ne e kemi filluar realizimin e projektit për 12 stadiume për 12 ekipet e Superligës. E kemi bërë stadiumin ‘Fadil Vokrri’, të cilin falë ministrit dhe ministrisë ka përfunduar dhe tani është stadium i cili do të pranohet në kategorinë e katërt për ndeshjen e ekipit nacional. Ndërkaq, sa i përket projektit në Obiliq është financim i UEFA-s dhe FIFA-s por edhe i ministrisë, pasi që ministria ka siguruar bazën – tokën të cilën i është dhënë nga Komuna e Obiliqit”, ka theksuar presidenti Ademi.
Kësisoj, kompleksi i futbollit në Obiliq prej rreth 10 hektarësh do të jetë në shfrytëzim të Federatës së Futbollit të Kosovës për 25 vjet, ndërkohë që shuma e investimit nga UEFA e FIFA kap shifrën prej 3 milionë eurosh. /GazetaFokus.
Të tjera
-
Trump: Elon Musk nuk vendos asgjë pa miratimin tim
Presidenti i ShBA’së, Donald Trump, ka deklaruar se miliarderi Elon Musk nuk ...
-
Bedri Hamza u kërkon qytetarëve të bëhen zëri i tij: Garantoni për programin tim, siguroni që e mbaj fjalën!
Kandidati i PDK-së për Kryeministër, Bedri Hamza, ka mbajtur një takim edhe m...
-
Arton Demhasaj: Mobilizimi i madh në Strellc për një Kosovë Fituese dhe anëtarësim në NATO
Kandidati i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) për deputet, Arton Demhas...
-
Mergim Lushtaku: Takimet madhështore në Qirez, Terstenik, Abri dhe Drenas vulosin fitoren e madhe të PDK-së
Kandidati për deputet nga Partia Demokratike e Kosovës, Mergim Lushtaku, ka z...
-
Shahin Dervishaj: Fshati Qirez në Skenderaj, mundet 77 herë ma mirë
Kandidati për deputet nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Shahin Der...
-
Haradinaj për sulmet e Kurtit ndaj mediave: Nuk kemi nevojë për diktator që na tregon cila është e drejta
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë (AAK), Ramush Haradinaj, ka reagu...
-
Imri Ahmeti: Lipjani është bastioni i ndryshimit, së bashku me Lumir Abdixhikun do ta rikthejmë Kosovën në rrugën e drejtë
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Imri Ahme...
-
Gjendet një raketahedhës në kufi me Serbinë, Policia jep detaje
Policia e Kosovës në patrullim në zonën kufitare kanë hasur në një raketahedh...
-
Daut Haradinaj nga Gjinoci i Suharekës: Kudo që ka qeverisur Aleanca, kanë shkëlqyer ato komuna
Kandidati për deputet nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), D...
-
Xhafer Gashi: Me Lumir Abdixhikun Kryeministër, Kosova ecën përpara
Kandidati për deputet nga rradhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Xhafer Ga...
-
Kurti “kërcënon” prokurorët: Më 10 shkurt mos të dalin në punë se punë s’do të kenë
Kryeministri Albin Kurti ka “kërcënuar” përsëri prokurorët e sistemit prokuro...
-
AAK premton Ministri për UÇK-në dhe Familjen
Kandidati i AAK-së për kryeministër, Ramush Haradinaj udhëtoi sot drejt Drena...