Lajme

Premtohen veprime konkrete për pensionistët e Kosovës

Autori: Gazeta inFokus 17:14 | 23 January 2018

Ministri i Punës dhe Mirëqenies Sociale, Skender Reçica ka vizituar Lidhjen e Pensionistëve të Kosovës, ku është takuar me kryetarin e saj, Shaban Kajtazi dhe përfaqësues tjerë, ka njoftuar sot Ministria e Punës dhe Mirëqenies Sociale përmes një komunikate.

Theksohet se gjatë takimit, ministri Reçica u njoftua gjerësisht rreth preokupimeve kryesore të pensionistëve, duke nënvizuar faktin se një reformë e përgjithshme në aspektin organizativ dhe ligjor do ishte fillim i mbarë për një sistem të qëndrueshëm dhe të avancuar pensional.

“Jam i vetëdijshëm se pozita e juaj nuk është nga më dinjitozet por ju premtoj se jam afër vendimeve dhe ndërmarrjes së hapave konkrete sa i përket një plotësim-ndryshimi të detajuar të Ligjit për Skemat Pensionale të Shtetit ku synojmë reformë të sistemit pensional në aspektin organizativ dhe ligjor, në mënyrë që në të ardhmen mos të kemi kundërshtime ligjore të ligjeve me njëra tjetrën”, ka thënë ministri Reçica. Ndërkaq, Kryetari Kajtazi në emër të pensionistëve falënderoi ministrin Reçica për kontributin në përmirësimin e kushteve të pensionistëve dhe realizimin e të drejtave të tyre.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera