Premtimi i thyer i Kadri Veselit për mos rrëzimin e Qeverisë

Autori: Gazeta inFokus
14:52 | 12 May 2017
Në fillimin e vitit të kaluar, Kuvendi nisi punën keq, me lotsjellës e përjashtime të deputetëve. Më 19 shkurt kryeparlamentari Veseli foli gjatë, ndër tjera për zgjedhjet e parakohshme, të cilat vazhdonte e i kërkonte opozita. Në atë kohë, Veseli ishte i bindur se qeveria nuk do të rrëzohet dhe se zgjedhjet nuk janë zgjidhje.
“..në të njëjtën kohë e shprehi edhe njëherë vendosmërinë dhe qëndrueshmërinë tonë dhe timen si kryetar i Kuvendit. Në asnjë moment, Kuvendi i Republikës së Kosovës nuk do të jetë vendi ku do të rrëzohet Qeveria e Republikës së Kosovës”, kishte deklaruar Kadri Veseli më 19 shkurt 2016.
Tutje ai kishte thënë se nuk mund të shkohet në zgjedhje me opozitarë të cilët nuk kanë qëndrime të qarta, e kjo sipas tij rrezikonte “njohjen e procesit zgjedhor”.
“E në momentin që kemi kaq dilema të mëdha rreth këtyre qëndrimeve të cilat janë substanciale, atëherë si do të shkojmë ne në një proces zgjedhor i cili nuk do të njihet në asnjë moment”.
Por, ndryshe doli një vit prapa. Ishte pikërisht Kuvendi, vendi ku u rrëzua qeveria.
Të mërkurën ishin deputetët e partisë së Veselit (PDK), të cilët të gjithë i dhanë votën pro rrëzimit të qeverisë që drejtohej nga Kryministri Mustafa, me përjashtim të një abstenimi.
“.. dhe unë personalisht e kam humbur besimin në udhëheqjen e Kryeministrit Mustafa dhe kjo është arsyeja pse po shkojmë drejt zgjedhjeve”, vetëm pak orë pas rrëzimit të qeverisë.
“Është koha që qytetarët ta zgjedhin një udhëheqje të re për Kosovën, udhëheqje që do ta zhvillojë Kosovën më shpejtë, është koha për një fillim të ri”, thuhet në videon e Veselit.
Madje këtë mbështetje të mocionit, PDK thotë se e bëri spontanisht dhe se nuk ishte skenar i përgatitur. Nëse është kështu, i bie që vendi ka shkuar në zgjedhje duke mbështetur mocionin e opozitës, për të cilët një vit më parë thoshte se “nuk kanë qëndrime të qarta, e kjo sipas tij rrezikonte njohjen e procesit zgjedhor”./ Kallxo.com

Të tjera
-
Chollet takon Gjuriqin: Folëm për rëndësinë e zbatimit të marrëveshjes së Ohrit
Këshilltari në Departamentin Amerikan të Shtetit, Derek Chollet, ka takuar am...
-
Orteku mbyt 4 persona në Norvegji
Katër persona, përfshirë një turist, u vranë nga ortekët në veri të Norvegjis...
-
LDK reagon sërish pas shtrenjtimit të rrymës: Paaftësia e Qeverisë po varfëron qytetarët, a është ky ndryshimi që ka premtuar?
Lidhja Demokratike e Kosovës e ka cilësuar rritjen e çmimit të energjisë si t...
-
Dhjetëra vajza kanë marrë vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës në Kosovë
Dhjetëra vajza janë vaksinuar me vaksinën kundër kancerit të qafës së mitrës....
-
Autobusë falas nga Gjermania për protestën e Hagës me 3 prill
Me 3 prill shumë shqiptarët e diasporës kanë organizuar protestë kundër gjyki...
-
Kovaçevski në Beograd: Ballkanit Perëndimor nuk i duhen kufijtë
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Dimitar Kovaçevski, gjatë vizitës në Beo...
-
Murphy: Njohja e ndërsjellë Kosovë – Serbi, pozitive për të ardhmen e tyre politike dhe ekonomike
Senatori Amerikan Chris Murphy, tha se marrëveshja Kosovë-Serbi është shumë r...
-
Murati jep detaje për faljen tatimore për vitin 2023: Deri në shumë 100 euro apo sa lartësia e faturës
Qeveria e Kosovës ka miratuar sot projektligjin për ndryshimin dhe plotësimin...
-
Kosova dhe Maqedonia e Veriut me memorandum për furnizim me energji
Kosova dhe Maqedonia e Veriut kanë nënshkruar sot një memorandum mirëkuptimi ...
-
Bjellorusia mirëpret vendosjen e armëve bërthamore taktike ruse: Rrezikohemi nga Perëndimi
Udhëheqësi autoritar i Bjellorusisë, Alyaksandr Lukashenko, ka mbrojtur plani...
-
Thirrje nga xhamitë për t’u bashkuar në marshin “Liria ka emër”
Në hytben e xhumasë nëpër xhamitë e vendit u bë thirrje për pjesëmarrje në ma...
-
Heshtja zgjedhore në Mal të Zi nis në mesnatë
ë Mal të Zi, në mesnatë fillon heshtja zgjedhore fillon, në prag të rundit të...