Premtimi i madh i Haradinajt: Asnjë pension nën 500 euro
Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 02 October 2024
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, ka vizituar Shoqatën e Pensionistëve të Kosovës, me ç’rast me kryetarin Nijazi Gashi dhe bashkëpunëtorët kanë diskutuar për Programin zgjedhor 2025-2029 të koalicionit AAK-Nisma-Konservatorët-E30, veçanërisht për temat që lidhen me pensionistët.
Haradinaj tha se Gashit ia ka dorëzuar planin për rritjen e vlerës së pensionit bazë, për çka tha se mund të përballohet me buxhetin e shtetit. Paga minimale sipas tij, do të ngrihet në 500 euro dhe se pensioni i kontribut-paguesve nuk guxon të mbetet nën pagën minimale.
Haradinaj ka sqaruar se do të bëhen ndryshime në Ligjin për skemat sociale, duke përfshirë edhe njohjen e përvojës së punës për të larguarit me dhunë nga vendet e punës në vitet e 90-ta.“Në projeksionet tona buxhetore për periudhën 2025-2028, me disiplinën e numrave kemi paraparë rritjen 50 për qind. Kalkulimet ia dorëzova edhe kryetarit, në bazë të buxhetit që është paraparë të gjitha skemat pensionale, jo vetëm kontribut-pagues.
Ligji për kontribut paguesit ka paraparë 15 vite i cili në periudhë të afërt kohore pamundëson vazhdimin e kësaj skema, e prish këtë status. Pra na duhet një ndërhyrje një ndryshim në Ligj që të mos kushtëzohen me 15 viteshin”.“Në kalkulimet tona rritja bëhet për të gjitha skemat pensionale, shtohet obligimi buxhetor, mbërrin për gjithë skemat pensionale në 900 milionë, nga 608 milionë që është tash që është e përballueshëm për buxhetin e Kosovës.
Njëkohësisht një rritje e vazhdueshëm ndër vite shkon në 10 për qind. Deri tani projeksion për pagën minimale është në 350 euro, në planin tonë paga minimale do të ngritet edhe për 150 euro, do të arrijë në 500. Dhe pension i kontribut paguesve nuk guxon me mbet nën pagën minimale”, ka thënë Haradinaj.
Kryetari i Shoqatës së Pensionistëve të Kosovës, Nijazi Gashi, ka falënderuar Haradinajn që ka prezantuar para tyre perspektivën se si do të gjejnë zgjidhje për kërkesat e tyre/
“Ne i falënderojmë që kanë treguar senesë për të ma dëgjuar për problemet tona dhe me na prezantuar ato traste të perspektivës qysh kat do të kishin me zgjedh çështjen e pensionistëve”, ka thënë ai.
Të tjera
-
Presioni gjerman për heqjen e masës së sigurisë, kryeparlamentari Konjufca optimist për një zgjedhje
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca është shprehur optimist se do ...
-
KFOR-i patrullon brezin kufitar në Zubin Potok
Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR-i, ka njoftuar se ushtarët letonezë, kanë kr...
-
Aktakuzë kundër dy personave për keqpërdorim të pozitës zyrtare dhe dhënie ryshfeti
Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka ngritur aktakuzë kundër T.G...
-
Knaus rikthen çështjen e Kosovës në KiE: Qëndrimi i Gjermanisë dhe BE-së një nga gabimet më të mëdha në vitet e fundit
Drejtori i Institutit ESI, Gerlad Knaus, që ka qenë i përfshirë në mënyrë akt...
-
Deputetja Matoshi për ushqimin në FSK: Është një përpjekje për të dezinformuar popullin, e vërteta gjithmonë del në shesh
Tema e ushqimit të ushtarëve të Forcës së Sigurisë ka ngjallur reagime të shu...
-
Profesori serb Ivan Videnovic: Kërkoj falje që ende nuk kemi mundësi të vëmë lule në varrezën masive në Batajnicë
Profesori i Universitetit të Beogradit, Dr. Ivan Videnovic, ka kërkuar falje ...
-
BE po përgatit sanksione të reja kundër Rusisë për shkak të sulmeve hibride
Sot Bashkimi Evropian ndërmori një hap drejt sanksionimit të Rusisë për një s...
-
“S’mund t’ua kryejmë punën tuaj” – Sarrazin flet për dështimin e Kosovës për anëtarësim në KiE
I dërguari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin iu përgjigj...
-
Sụlmet e Iranit shtrenjtojnë naftën, ja sa u rrit çmimi
Sulmi i Iranit me raketa mbi Izrael ka tronditur tregjet ndërkombëtare ët naf...
-
Osmani – Presidentit gjerman: Procesi i Berlinit shtysë e fuqishme për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, është takuar sot presidentin e Republik...
-
Policia e Kosovës arreston politikanin serb, Aleksander Arsenijeviq (PAMJE)
Është arrestuar politikani serb, Aleksander Arsenijeviq dhe një shqiptar në v...
-
33 vjet nga nisma e parë ushtarake, Visoka: Sali Çekaj disave iu pengon edhe për së vdekuri
Kanë kaluar 33 vjet nga nisma e parë ushtarake në Kosovë. Krahas rezistenc...