Sport

Premtimi i Contit në rast të kualifikimit të Milanit në Ligën e Kampionëve

Autori: Gazeta inFokus 14:47 | 08 March 2019

Andrea Conti ka lënë prapa lëndimet dhe më në fund është gati që të luajë më shumë për skuadrën e Milanit.

Mbrojtësi, i cili iu bashkua kuqezinjve në verën e 2017-s, pranon se pas lëndimeve të gjata, e kishte parashikuar një rikthim shumë të vështirë.

“E dija që do të ishte shumë e vështirë që të luaja sërish në nivele të larta, pasi 540 ditë larg fushave janë vërtetë shumë”, tha Conti. “Megjithatë tani jam mirë fizikisht dhe pres mundësitë e mia, për t’i shfrytëzuar maksimalisht”, vijoi ai.

-Advertisement-

Ai foli më pas për ëndrrën që të luajë në Ligën e Kampionëve me Milanin dhe premton se do t’i lyejë flokët kuqezi në rast se skuadra kthehet në kompeticionin më të madh për klube në Evropë.

“Kur isha te Atalanta, u bëra biond pasi skuadra u kualifikua në Ligën e Evropës, por nëse do të shkojmë në Champions me Milanin, do të bëj flokët kuqezi”, deklaroi futbollisti.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera