Rozë

Premierë: Mihrije Braha publikon “Jam nxon”, shfaqet atraktive në klipin e ri (Video)

Autori: Gazeta inFokus 19:09 | 21 July 2017

Këngëtarja e njohur Mihrije Braha ka publikuar projektin e saj më të ri muzikor, këngën dhe klipin “Jam nxon”.

Në një bisedë për Telegrafin ditë më parë, këngëtarja Braha kishte shpalosur detajet e kësaj kënge të re.

“Është një këngë me tematikë verore, për muzikën dhe tekstin e së cilës është kujdesur DJ Cimi. Është një këngë ritmike, e cila shpresoj të pëlqehet nga publiku”, është shprehur Mihrije Braha për Telegrafin.

-Advertisement-

Ndërkohë, klipi duket të jetë gjithashtu mjaft “i nxehtë’, dhe në të këngëtarja vjen mjaft atraktive.

Xhirimet e klipit janë realizuar në Dhërmi, ndërsa është finalizuar si klip nga Blerdi Malushi.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Oferta speciale deri në 70% dhe ekstra zbritje në dyshekët Comodita
-Advertisement-

Të tjera