Rozë

Premiera botërore, “Kingsman: The Golden Circle”

Autori: Gazeta inFokus 13:27 | 19 September 2017

“Kingsman: The Golden Circle” kishte premierën e tij botërore në Londër mbrëmjen e të hënës.

Në film shfaqet edhe Elton John, në rolin e vetvetes; në premierë këngëtari kaloi mbi një tapet portokalli. Ylli tjetër i filmit, Channing Tatum, tha se ishte i emocionuar sa herë që Elton John bashkohej në ndonjë event të ngjashëm.

“Oh zot…kjo nuk është një ëndërr…mendoj se pashë Elton John-in”, tha ai teksa mbërriti i shoqëruar nga bashkëshortja Jenna Devan. Duke folur në tapetin portokalli, Julianne Moore tha se ajo adhuronte rolin e popit, personazhit negativ në film se si karakteri është i ekzagjeruar.

-Advertisement-

“Më pëlqen fakti se ajo jetonte në botën e saj dhe nuk kishte parametra për sjelljen…ajo ka arritur shumë dhe më këna pasi është megalomane. Është gjithnjë argëtuese..është kënaqësi të luash një rol të tillë”, thotë Moore.

“Kingsman: The Golden Circle” ka në qendër përdorimin e drogës dhe kriminalizimin e substancave të ndaluara, diçka që drejtori Methju Vaughn tha se duhej diskutuar.

“Unë mendoj se ne duhet të kemi një debat të hapur. Ndalimi i drogave nuk po funksionon ndaj duhet të gjejmë një mënyrë që ti trajtojmë ato. Njerëzit nuk duhet medoemos të dëmtohen prej tyre dhe ne mund të bëjmë para me to. Nuk e di përgjigjen por mendoj se duhet të ketë një debat”, tha ai. Mes personaliteteve që parakaluan në tapetin e kuq ishte edhe Halle Berry.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera