Rozë

Premiera botërore e “Spider-Man: Homecoming”

Autori: Gazeta inFokus 11:07 | 29 June 2017

Aktori Tom Holland u paraqit ashtu siç i ka hije personazhit të tij në premierën botërore të “Spider-Man: Homecoming”.

I hipur mbi kofanon e një makine e duke mbajtur një shkop për “selfie”, superheroi bëri akrobacira, u takua me fansat dhe pozoi për fotografët para se të rishfaqej sërish me të njëjtin automjet, këtë herë me kostum të zi.

Holland është aktori i tretë që intepreton personazhin Peter Parker, alteregon e Njeriut Merimangë, pas Tobey Maguire dhe Andreë Garfield. Bashkëprotagonist i tij është Robert Doëney Jr., i cili interpreton rolin e Iron Man në filmin e studios Marvel.

-Advertisement-

“Mendoj se e kam kuptuar përgjegjësinë e të qënit një model për adoleshentët në të gjithë botën. Tobey Maguire ishte një shembull i mirë për mua kur isha fëmijë, kështu që e kam bërë timen moton bashkë me fuqinë vjen edhe përgjegjësia”, tha Holland.

Filmi është i rrethuar nga misteret, me shumë prej emrave të kastit që nuk janë zbuluar. Për Marisa Tomei, e cila është në rolin e hallës së Parkerit, fshehtësia ishte një thikë me dy presa: “Duhet të flasësh vetëm me një person. Historia është e gjitha mister dhe kjo e bën gjithçka më eksituese. Duket se çdo gjë del nga hiçi.”

Përpos Doëney Jr., filmi riprezanton edhe personazhin e Happy Hogan, i interpretuar nga Jon Favreau, i shfaqur në filmin e parë “Iron Man” të Marvelit.

“Spider-Man: Homecoming” do të fillojë të shfaqet në kinematë amerikane nga 7 korriku.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UNI-Universum International College rankohet me sukses në Times Higher Education Impact Rankings 2024
-Advertisement-

Të tjera