Sport

Premier Liga i kërkon falje Lampard për penalltinë që nuk u akordua nga VAR-i në ndeshjen Everton-City

Autori: Gazeta inFokus 13:24 | 01 March 2022

Premier Liga angleze i ka kërkuar falje trajnerit të Evertonit Frank Lampard për vendimin e së shtunës nga VAR-i në humbjen kundër Manchester Cityt.

Menaxheri gjeneral i PGMOL (asociacioni i trajnerëve profesional) Mike Riley kishte bërë thirrje drejt Bill Kenwright dhe Lampard, për të diskutuar vendimin e VAR-it, duke e pranuar që ishte vendim i gabuar, përcjell KosovaPress.

Gjatë ndeshjes në ditën e shtune, mesfushori i Cityt Rodri ishte gjykuar nga të dy gjyqtarët në fushë, duke përfshirë këtu edhe gjyqtarin Paul Tierney dhe gjyqtarin e VAR-it, që nuk kishte luajtur me dorë brenda 16-metërshit.

-Advertisement-

Evertonit nuk i ishte akorduar penallti në këtë rast, pasi nuk kishte pasur evidencë të mjaftueshëm për lojë me dorë, ku më pas ndeshja përfundoi me fitore minimale 1:0 të Cityt.

Sipas “The Athletic”, drejtoresha ekzekutive e klubit të Evertonit Denise Barrett-Baxendale kishte bërë një ankesë për gjykimin e gjyqtarëve në ndeshjen kundër Cityt, e po ashtu edhe në ndeshjet e fundit të Evertonit.

Momentalisht, Evertoni gjendet në pozitën e 17 në tabelë, me vetëm një pikë larg zonës së rrezikut në tabelë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Studente dhe prind, Medina Berisha tregon për rrugëtimin e saj akademik në UNI- Universum International College, fuqizuar nga Arizona State…
-Advertisement-

Të tjera