Sport

Premier League bën thirrje urgjente për përdorim të VAR-it

Autori: Gazeta inFokus 14:31 | 15 January 2018

Vetëm pak ditë pas testimit të teknologjisë VAR për herë të parë në futbollin anglez, trajnerët e skuadrave të Premier Leagues e kanë vlerësuar urgjente futjen e kësaj teknologjie, pas dy vendimeve shumë të diskutueshme në ndeshjet e së shtunës.

Trajneri i Southamptonit, Mauricio Pellegrino, ka udhëhequr thirrjet për asistimin e arbitrave nga videoxhirimet, pasi ekipi i tij pranoi gol në minutat shtesë në ndeshjen ndaj Watfordit që përfundoi 2:2, shkruan Reuters, transmeton “Koha Ditore”. Watfordi barazoi nëpërmjet sulmuesit Abdoulaye Doucoure që pas reprizave u vërejt qartë se kishte shënuar me dorë. Ndërsa trajneri i Swanseas Carlos Carvalhal ka insistuar se ekipit të tij do t’i jepej penallti e pastër ndaj Newcastles (1:1) po të ishte përdorur sistemi VAR.

Sistemi VAR “debutoi” të hënën e shkuar në ndeshjen e FA Cup ndërmjet Brightonit dhe Crystal Palacet kurse dy ditë më vonë u përdor edhe në ndeshjen gjysmëfinale të League Cup ndërmjet Chelseat dhe Arsenalit. Me gjithë debatet e përziera, u konstatua se VAR kishte një provë efektive dhe u arrit marrëveshja që prej edicionit të ardhshëm të përdoret edhe në ndeshjet e Premier Leagues.

-Advertisement-

“Jam shumë i mërzitur për shkak se kurrë në Premier League nuk kanë ndodhur gabime të tilla. Të përjetosh padrejtësinë në një ndeshje futbolli është shumë e rëndë”, është ankuar Pellegrino. “Unë mendoj se teknologjia duhet të futet menjëherë, pasi është më se e nevojshme për të evituar situata të rënda, siç ishte goli i parregullt që e pranuam ndaj Evertonit”.

Portugezi Carvalhal ka insistuar se ekipit të tij i janë mohuar dy pikë, pasi në pjesëlojën e parë mbrojtësi i Newcastles, Mohamed Diame, preku topin me dorë në zonë, gjë që nuk u vërejt nga arbitrat.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Prince Coffee shkon edhe në Ferizaj – ambient i ngrohtë e risi në menu (VIDEO)
-Advertisement-

Të tjera