Sport

Prekazi publikon listën e të ftuarve për ndeshjen U21 kundër Irlandës Veriore

Autori: Gazeta inFokus 17:21 | 30 August 2018

Përzgjedhësi i Kombëtares së Kosovës U21, Rafet Prekazi, ka publikuar emëroren e futbollistëve që do t’i ketë në dispozicion për ndeshjen e radhës kundër Irlandës në kuadër të kualifikimeve për Evropianin 2019.

Ndeshja zhvillohet të premten më 7 shtator, në orën 19:00, në stadiumin “Adem Jashari” në Mitrovicë, derisa grumbullimi i futbollistëve bëhet të hënën më 3 shtator.

Kosova gjendet në grupin e 5 të kualifikimeve për Euro U21.

-Advertisement-

Për momentin Kosova gjendet në pozitën e tretë dhe një fitore kundër Irlandës se Veriut do të bënte që ata të kalojnë në vendin e dytë, vend që do ti dërgonte ata në kampionatin europian të këtyre grupmoshave. /GazetaFokus

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home nis epokën e franshizës në Belgjikë
-Advertisement-

Të tjera