Lajme

Prej sot, në secilën komunë hyjnë në fuqi masat e ndalim-qarkullimit

Autori: Gazeta inFokus 07:53 | 13 April 2020

Ministri i Shëndetësisë në detyrë Arben Vitia thotë se aktualisht Kosova ka një situatë të kontrolluar sa i përket Covid-19. Por sipas tij, një pakujdesi e vogël mund të kushtojë me humbje të mëdha të jetëve.

Në këtë mënyrë, ai tha se në bashkëpunim me Institutin Kombëtar të Shëndetit Publik kanë marrë vendim për vazhdimin e kufizimit të lëvizjes në vend.

“Gjatë ditëve të fundit kemi pasur rritje të numrit të të infektuarve dhe IKSHPK ka sjell rekomandimet me kërkesën për masa më rigoroze”, tha Vitia.

-Advertisement-

“Prej mbrëmë në mesnatë për secilën komunë hyjnë në fuqi masat e kufizimit të lëvizjes”, tha ai.

Sipas Ministrit në detyrë në ditët në vijim do të jepen detaje lidhur me kufizimin e lëvizjes.

“Nga sonte në secilën komunë hyjnë në fuqi masat për ndalim-qarkullim, ato që kanë qenë deri sot. Ju njoftoj se këto masa që do t’i vazhdojmë do të jenë në fuqi deri në vendimin e radhës. Masat tjera do të bëhen publike dhe do të hyjnë në fuqi brenda 2 ose 3 dite”, shtoi ai.

Ai tha se Kosova po hyn në javët kur pritet që Covid-19 të shënojë pikun.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova synon të rrisë ndërgjegjësimin lidhur me çrregullimet e spektrit të autizmit në Ditën Botërore të Ndërgjegjësimit për Autizmin
-Advertisement-

Të tjera