Prapaskenat, sot takimi Rama-Basha, ‘zbulohet’ oferta në tavolinë
Autori: Gazeta inFokus 08:37 | 03 May 2017
Kryeministri Rama dhe kreu i opozitës Basha do të takohen sot në Presidencë në orën 10:00 për të dialoguar për zgjidhjen e krizës. Njoftimi u bë mbrëmë nga zyra e shtypit e Presidentit të Republikës, Bujar Nishani, shkruan “Panorama”.
Takimi u mundësua pas negociatave që faktori ndërkombëtar zhvilloi dje me Kryeministrin Rama dhe kreun e Partisë Demokratike, Basha, me qëllim përfshirjen e opozitës në zgjedhje.
Kreu i Partive Popullore Europiane, Xhozef Doul, dhe komisioneri për Zgjerimin, Johannes Hahn, kanë dakordësuar një tryezë të nivelit të lartë politik, mes Edi Ramës dhe Lulzim Bashës me ndërmjetësimin e institucionit të Presidentit të Republikës.
“Presidenti i Republikës, Bujar Nishani, po ndjek me shumë shqetësim përmasat që po merr kriza politike në vend. Ndaj edhe një herë i kërkon Kryeministrit të vendit dhe liderit të opozitës të ulen në tryezën e bisedimeve me vullnetin për kompromis, për të tejkaluar këtë situatë të vështirë për vendin. Presidenti Nishani ofron të gjithë gatishmërinë dhe angazhimin e tij institucional në shërbim të këtij dialogu”, thuhet në njoftimin Presidentit të Republikës.
Kryeministri Rama e ka mirëpritur këtë ftesë të kreut të shtetit, duke u shprehur i gatshëm të ulet me kreun e opozitës.
“Z.President! Edhe unë jam i shqetësuar për përmasat që po merr kriza e PD! Jam gati t’i përgjigjem thirrjes suaj kaq të vonuar e të ulem me LB”, shkruan Basha. Negociatorët ndërkombëtarë duket se e kanë bindur Kryeministrin Rama dhe kreun e opozitës Basha për të pranuar një zgjidhje ku palët të kenë hequr dorë nga disa pretendime.
Mësohet se është propozuar shtyrja e zgjedhjeve për datat 23 ose 30 korrik, kohë që mund të tentohet edhe numërimi elektronik i votave. Po ashtu mësohet se Kryeministri mund të pranojë emërimin e 6 ministrave teknikë me konsensusin e opozitës, shkruan “Panorama”.
Ky ndryshim do të jetë në funksion të rritjes së garancive për mospërfshirjen e administratës, mësuesve, punonjësve të sektorit të shëndetësisë, të OSHEE-së apo dhe të bujqësisë në procesin zgjedhor.
Mësohet se edhe kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve do t’i kalojë opozitës për të rritur transparencën e vendimmarrjes së këtij institucioni. Duke ofruar këto garanci, Kryeministri ka kërkuar si kusht nga opozita që të rikthehet në Parlament dhe të votojë vetingun.
Ende nuk dihet nëse do të ketë rikthim nga e para të të gjithë procesit të përgatitjes zgjedhore, që nënkupton afate të reja për regjistrimin e partive, koalicioneve dhe listave të kandidatëve për deputetë.
Mësohet se përfaqësues të partive të vogla kërkojnë lejim të krijimit të koalicioneve, të cilat e shohin të vështirë përfaqësimin e tyre në Parlament, nëse garojnë pa koalicione.
Të tjera
-
Qeveria mbrëmë mbajti mbledhje elektronike, këto janë katër vendimet që u morën
Qeveria e Kosovës ka mbajtur mbledhje elektronike të enjten në mbrëmje. Ka...
-
Rritet numri i turistëve të huaj që vizitojnë kosovën
Numri i turistëve të huaj të cilët po vizitojnë Kosovën është rritur dukshëm....
-
“Kodrat morrën ngjyrë portokalli” – Regjisori kosovar Blerim Gjoci një prej shqiptarëve të evakuuar në Kaliforni
Banorë të lagjes së mirënjohur ‘Holliëood Hills’ në Kaliforni u evakuuan të m...
-
Çfarë na bën ajri i ndotur?
“Një minutë i makinës së ndezur mbush 150 tullumbace me gazra të dëmshme”. ...
-
Provokime të reja në veri: Shfaqen mesazhe dhe simbole nacionaliste
Një tjetër akt provokues nga serbët ka ndodhur në veri të Mitrovicës. Kësa...
-
Mblidhet KQZ-ja
Sot mblidhet Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Në këtë mbledhje do të shqyrt...
-
Mblidhet Qeveria
Qeveria e Kosovës pritet që gjatë ditës së sotme të mbajë mbledhjen e radhës....
-
ShBA: Konfirmohet vdekja e parë
Vdekja e parë është konfirmuar në Pacific Palisades, ku zjarri më i madh i Lo...
-
Infektologu Ahmeti: HMPV nuk plotëson kriteret për të qenë pandemi e përmasave të Covidit
Në lidhje me këtë virus, Sali Ahmeti, infektolog, ka shpjeguar se HMPV është ...
-
Tërmeti shkund Italinë
Një tërmet me magnitudë 3.6 u regjistrua në orën 02:42 të mëngjesit në veripe...
-
Komisioni i Përbashkët për të pagjeturit pritet të takohet deri më 16 janar
Në dhjetorin e vitit që lamë pas, në kuadër të takimit në Bruksel ndërmjet kr...
-
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot
KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës sot Kompania për Distrib...