Prapaskenat e ‘humbjes’ së mbi 200 mijë eurove nga Ministria e Arsimit
Autori: Gazeta inFokus 18:09 | 21 August 2018
Përfaqësuesit ligjorë të Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishin munguar pa arsye në dy seanca gjyqësore në kontestin e humbur me Kolegjin privat ‘AAB’.
Përveç mos-pjesëmarrjes në seancat gjyqësore për të mbrojtur paranë e shtetit, Gazeta JnK ka gjetur se kjo ministri nuk ishte ankuar fare në shkallën e dytë duke e vulosur humbjen e 239 mijë euro.
Gazeta Jeta në Kosovë ka siguruar aktgjykimin e Gjykatës Themelore në Prishtinë që i dha të të drejtë Kolegjit AAB në padinë ku kërkonin mbi 200 mijë euro kompensim nga MASHT për shkak të një udhëzimi administrativ që kërkonte pagesa prej 5 euro për kokë studenti për procesin e akreditimit të kolegjeve private.
Sipas aktgjykimit, Kolegji AAB në padinë e tyre kishin përmendur një udhëzim administrativ i nxjerrë në vitin 2009 dhe i pasuar nga një udhëzim administrativ i vitit 2013 nga MASHT që kërkonte nga kolegjet private pagesën e një takse shtesë për procesin e akreditimit, mospagesa e të cilit do të rezultonte me tërheqje të akreditimit.
Ky udhëzim administrativ më pas ishte pezulluar me një vendim të vitit 2015 të Ministrisë së Arsimit me arsyetimin se është në kundërshtim me dy paragrafë: 1.2 dhe 1.3 dhe nenin 5, paragrafi 1 te Ligjit nr.04/L-037 për Arsimin e Lartë në Republikën e Kosovës.
Kolegji kishte dorëzuar padinë më 9 shtator të vitit 2015 duke kërkuar 206 mijë e 920 euro dëmshpërblim nga Ministria e Arsimit. Kolegji së bashku me padinë i kishte dorëzuar edhe faturat që dëshmonin se ky kolegj kishte bërë pagesa sipas urdhëresës së udhëzimeve administrative të lartcekura. Auditori kishte thënë se ministria i kishte paguar 239 mijë euro, pasi është llogaritur edhe interesi.
Sipas aktgjykimit, ‘në seancat përgatitore të datave 26.10.2016 dhe 23.11.2019 [2019, supozohet të jetë gabim teknik],, me propozimin e palës paditëse ishin mbajtur në mungesë të paditurës të ftuar në mënyrë të rregullt dhe të njëjtit mungesën nuk e kishin arsyetuar’.
Ministria e Arsimit në përgjigjen ndaj padisë ka thënë se ‘paditësja (Kolegji AAB) fillimisht është dashur t’i shterrë mjetet e rregullta juridike.
Po ashtu ata konsiderojnë se vendimi i datës 24.06.2015 që kishte pezulluar udhëzimin që kërkonte taksën shtesë për akreditim ka hyrë në fuqi që nga data e nënshkrimit.
“Faturat e bashkangjitura janë para periudhës së datës 26.05.2015 që është nxjerrë vendimi i sipërtheksuar. Andaj gjykatës i kanë propozuar të refuzohet kërkesëpadia e paditësit si e pabazuar”, thuhet në kundërshtimin e ministrisë.
Megjithatë, Gjykata Themelore në Prishtinë më datën 21.04.2017 e miratoi në tërësi padinë e Kolegjit AAB dhe detyroi Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë që t’i paguaj paditëses shumën prej 206 mijë e 820 euro së bashku me kamatën vjetore prej 8% duke filluar nga data kur është parashtruar padia gjegjësisht data 09.11.2015 e deri në përmbushjen e pagesës definitive.
Po ashtu sipas aktgjykimit, e paditura (MASHT) detyrohet që në emër të shpenzimeve të procedurës t’ia kompensojë paditëses gjithsej shumën e përgjithshme prej 623 euro e 29 cent, të gjitha këto në afatin prej 7 ditëve pas plotëfuqishmërisë së vendimit.
Pas këtij aktgjykimi, Ministria e Arsimit nuk kishte shfrytëzuar të drejtën për ankesë në Gjykatën e Apelit, dhe ky aktgjykim u bë i plotëfuqishëm.
“Ju njoftojmë se lidhur me lëndën EK.nr.500/15, Gjykata Themelore në Prishtinë- Departamenti për Çështje Ekonomike ka marr aktgjykim aprovues me datë 21.04.2017 dhe pasi që nuk ka pasur ankesë, lënda është bërë e plotfuqishme me datën 29.06.2017”, thuhet në përgjigjen e Gjykatës Themelore në Prishtinë për Gazeten JnK.
Në tentimet për të marrë përgjigje nga Ministria e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë lidhur me këtë kontest gjyqësor, ata nuk kanë pranuar të japin shumë detaje.
Zëdhënësja e kësaj ministrie, Besa Bytyqi, sipas të dhënave që ka siguruar nga zyrtarët e MAShT tregoi për Gazeten JnK se çështja tashmë është dërguar në prokurori.
“MASHT e ka dorëzuar lëndën në prokurori dhe për shkaqe të mos dëmtimit të hetimeve jemi të kufizuar në dhënien e informacioneve”, kishte thënë Bytyqi.
Gazeta JnK po pret përgjigje nga Prokuroria e Shtetit se çfarë në fakt është dërguar në prokurori nga kjo lëndë.
Zyra Kombëtare e Auditimit në raportin vjetor për vitin 2017 në Ministrinë e Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë kishte përmendur humbjen e këtij kontesti gjyqësor si faj i papërgjegjësisë së ministrisë.
“MAShT kishte humbur kontestin gjyqësorë me Kolegjin AAB dhe si rezultat i humbjes sipas vendimit gjyqësor kishte paguar 239,353€. Kjo humbje e kontestit gjyqësor ka ndodhur për shkak se neni 23 i Udhëzimit Administrativ mbi akreditimin i hartuar nga ministria ishte në kundërshtim me ligjin për arsimin e lartë nr. 04/L—037”, thuhet në raport.
Auditori rekomandoi se për t’iu shmangur situatave të ngjashme, Ministri duhet të siguroj që legjislacioni sekondar të jetë në harmoni me ligjet dhe të forcoj disiplinën financiare që të gjitha obligimet të paguhen me kohë.
Në anën tjetër, vetë Ministri i dikurshëm Ramë Buja i cili kishte qenë nënshkrues i udhëzimit administrativ të vitit 2013 nuk ka komentuar lidhur më këtë çështje, duke sugjeruar që për të të përgjigjet ministria si institucion.
“Unë qe gati pesë vite jam jashtë politikës ekzekutive dhe po komentova diçka tani i bie të flasë me mbamendje e hamendje! Dokumentet flasin”, tha Buja për Gazeten JnK.
Gazeta ka gjetur se në udhëzimet e mëvonshme administrative që kanë të bëjnë me procesin e akreditimit, paragrafi që e parashihte atë taksë është hequr.
Shembull, në udhëzimin administrativ të vitit 2016, me numër 20 /2016, në nenin 23 që është i njëjtë me atë të udhëzimit administrativ të viti 2013 është hequr vetëm paragrafi mbi atë taksë.
Lidhur me këtë kontest, Gazeta Jeta në Kosovë kontaktoi kolegjin ‘AAB’ të cilët konfirmuan fitoren në këtë gjyq.
Sekretari i këtij universiteti, Granit Curri, tha se taksa e ushtruar me atë udhëzim administrativ është e padrejtë.
“Sa i përket çështjes që i referoheni, bëhet fjalë për një taksë diskriminuese që MASHT e ka aplikuar ndaj studentëve të institucioneve jopublike. Për këtë çështje kemi ushtruar padi dhe Gjykata ka vendosur që këto mjete të paguara nga ne, të na kthehen, pra behët fjalë për mjetet tona dhe jo për mjete financiare të MASHT-it”, tha Curri.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...