Lajme

Pranohet aplikimi i Kosovës për anëtarësim në Interpol

Autori: Gazeta inFokus 12:02 | 06 March 2019

Kosova edhe një herë ka aplikuar për t’u bërë pjesë e organizatës së sigurisë, Interpol. Asambleja e Interpol sivjet do të mbahet në Santiago të Kilit në muajin tetor, përcjell inFokus.

Zëvendësministri i Brendshëm, Izmi Zeka ka deklaruar se me 31 janar është dorëzuar aplikacioni dhe se përveç kësaj ju është konfirmuar edhe hyrja në agjendë.

“Kërkesa jonë është pranuar dhe është konfirmuar se do të futet në agjendë”, ka thënë Zeka.

-Advertisement-

Zeka madje tha se janë duke krijuar një strategji që të mos ketë dështim sikurse vitin e kaluar.

“Kemi marrë mësim nga hera e kaluar. Do të komunikojmë më vendet që kanë abstenuar ose kanë votuar kundër. Do të vazhdojmë të punojmë”, tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation

Të tjera