Lajme

Pranimet në Universitete,kriteret si do pranohen studentët e rinj

Autori: Gazeta inFokus 08:01 | 06 July 2017

Kur kanë ngelur për t’u publikuar vetëm notat e provimeve me zgjedhje, Universiteti i Tiranës ka ripublikuar kriteret dhe formulat se si do të përzgjidhen studentët e rinj.
Edhe këtë vit kriteri kryesor do të jetë mesatarja e shkollës së mesme, ndërkohë që do të merren për bazë notat e provimeve me zgjedhje, apo notat e gruplëndëve të caktuara. Janë vet fakultetet ato të cilat do të përzgjedhin studentët e rinj, në bazë të formulave. Por cilat do të jenë kriteret për disa nga fakultetet në Tiranë?

Shkencat sociale

Formula e llogaritjes së pikëve në programet e studimit Bachelor: Psikologji, Filozofi, Shkenca Politike, Sociologji, Administrim i Politikave Sociale dhe Punës Sociale është: Nota mesatare artimetike tri viteve e shkollës të mesme X 50 + nota mesatare aritmetike e provimeve të detyrueshme të matures (Gjuhë-Letërsi, Matematikë, Gjuhë e huaj) X 40 + nota (kur zgjidhet një lëndë) ose nota mesatare e provimeve (kur zgjidhet më shumë se një lëndë) nga grupi i lëndëve me zgjedhje sipas kriterit 3 X 10.

-Advertisement-

Ekonomiku

Kriteret e Pranimit të Studentëve të Ciklit të Parë të Studimeve në Fakultetin e Ekonomisë, UT, për vitin akademik 2017-2018 do të përbëhen nga 50% nota mesatare e shkollës së mesme, për të gjitha vitet, përfshirë dhe provimet e maturës shtetërore, (mesatare e thjeshtë) dhe 50% nota mesatare e gruplëndëve (për të gjitha vitet ku shtrihen lëndët, përfshirë dhe notat e maturës shtetërore).

Histori-Filologji

Fakulteti i Historisë dhe Filologjisë: Vlerësohet me 80 % të rezultatit përfundimtar mesatarja aritmetike e tre viteve të studimit në shkollën e mesme. Vlerësohet me 20 % të rezultatit përfundimtar mesatarja aritmetike e lëndëve të Maturës Shtetërore.
Kriteri kryesor do të jetë mesatarja e shkollës së mesme, shkruan Shqiptarja.com.

Detaje

Shkencat sociale
Nota mesatare artimetike tri viteve e shkollës të mesme X 50 + nota mesatare aritmetike e provimeve të detyrueshme të matures X 40 + nota

Histori-Filologji
Vlerësohet me 80 % të rezultatit përfundimtar mesatarja aritmetike e tre viteve të studimit në shkollën e mesme

Kriteri kryesor
Edhe këtë vit kriteri kryesor do të jetë mesatarja e shkollës së mesme, ndërkohë që do të merren për bazë notat e provimeve me zgjedhje, apo notat e gruplëndëve të caktuar.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera