Sport

Prishtina në krizë para derbit me Feronikelin, mungon lojtari kryesor

Autori: E.M 16:16 | 02 March 2019

Skuadra e Prishtinës e ka nisur vitin 2019 në mënyrën më të keqe te mundshme, shkruan Gazeta inFokus.

Të drejtuarit e Mirel Josës fillimisht u eliminuan nga Kupa e Kosovës, pasi u mposhtën nga Trepça ’89, pas ekzekutimit të penalltive.

Në ndeshjen e parë në stinorin pranveror në Superligë, Flamurtari i mposhti bardhekalterit më rezultat 2-0.

-Advertisement-

Në duelin e dytë në Superligë në stinorin pranveror kryeqytetasit mposhtë Lirinë më rezultat të thellë 4-0.

Kur të gjithë menduan së Prishtina e kaloi krizën ndodhi e kundërta, pasi sot të drejtuarit e Mirel Josës e humbën derbin ndaj Llapit më rezultat 1-0, dhe mbetën prapa Feronikelit 5 pikë.

Të mërkurën zhvillohet ndeshja më e rëndësishme e kampionatit, pasi në stadiumin “Fadil Vokrri”, Prishtina është nikoqir i Feronikelit, por kryeqytetasit do të hynë në këtë takim pa kapitnin, Armend Dallkun, i cili është ndëshkuar më karton të kuq në minutat e fundit të takimit në duelin e zhvilluar në Podujevë më Llapin./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Nëse doktor Mitrev do të përdorte hemofiltrimin me qëllim që të mashtruar pacientët, do t’i kishte mashtruar të gjithë 1738…
-Advertisement-

Të tjera