PPE kundërshton debatin për zgjedhjet në Serbi

Autori: Gazeta inFokus
18:05 | 12 January 2024
Partia Popullore Evropiane (PPE) ka kundërshtuar kërkesat që në Parlamentin Evropian, si temë urgjente, të debatohet për zgjedhjet që Serbia mbajti në dhjetorin e vitit të kaluar dhe për vërejtjet për procesin e votimit që janë bërë jo vetëm nga opozita, por edhe nga vëzhguesit ndërkombëtarë zgjedhjeve.
Në Serbi më 17 dhjetor 2023 u mbajtën zgjedhjet parlamentare, lokale dhe krahinore, të cilat i fitoi Partia Progresive Serbe e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.
Kundërshtimi për zhvillimin e debatit është konfirmuar për Radion Evropa e Lirë nga disa burime në Parlamentin Evropian.
Partia e Vuçiqit është anëtare e asociuar e PPE-së. Ky grup parlamentar ka numrin më të madh të deputetëve në PE.
Sipas burimeve, PPE-ja ka kundërshtuar zhvillimin e debatit për zgjedhjet në Serbi, duke argumentuar se para se të mbahet ky debat duhet të pritet raporti përfundimtar i misionit vëzhgues të zgjedhjeve të Organizatë për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, ODHIR. Publikimi i këtij raporti është thënë se do të bëhet në fund të shkurtit.
Se PPE-ja do të kundërshtonte vendosjen në agjendën plenare debatin për zgjedhjet në Serbi e ka konfirmuar edhe eurodeputeti, Klemen Groshel, i cili ka qenë udhëheqës i misionit vëzhgues të PE-së për zgjedhjet e 17 dhjetorit.
“Nuk do të ketë debat për shkak të kundërshtimit të PPE-së”, tha ai. Sipas Groshelit, “natyrisht nuk ka nevojë të pritet raporti i ODHIR-it, pasi PE-ja ka pasur misionin e vet vëzhgues në terren.
“Ky është vetëm një akt evitimi i PPE-së. Po ashtu, për fat të keq është sinjal se në cilin drejtim po evoluon politikisht PPE-ja dhe në cilën anë të vlerave dhe parimeve bazon politikën e saj ndaj të ardhmes së Ballkanit Perëndimor”, tha deputeti slloven nga radhët e grupit liberal në Parlamentin Evropian.
Edhe Tonino Piculla, eurodeputet kroat i grupit socialist dhe demokrat ka konfirmuar të njëjtin informacion. Por, sipas tij, në fillim të seancës plenare, kur do të paraqitet rendi i ditës, ai do të kërkojë që me procedurë urgjente të futet në agjendë debati për zgjedhjet në Serbi.
Por, Vladimir Bilçik, deputet nga radhët e PPE-së i cili është edhe raportues për Serbinë në Parlamentit Evropian i ka thënë Radio Evropa e Lirë se “asnjë parti e vetme nuk mund ta parandalojë debatin në Parlament”.
“Asnjë grupim në Parlamentin Evropian nuk ka mundësinë që vet të bllokojë asgjë. Parlamenti Evropian merr vendime kolektive, me shumicë të grupeve politike”, tha ai.
“Ne duhet të diskutojmë për atë që ka ndodhur në zgjedhjet në Serbi. Në të njëjtë kohë, ky diskutim duhet të jetë në bazë të fakteve dhe të merren në konsideratë raporti final i ODHIR-it, i cili do të vijë në javët në vijim”, shtoi ai.
Nga institucionet e tjera të BE-së vazhdojnë të përsërisin qëndrimin e mëhershëm për zgjedhjet në Serbi se “të gjitha shqetësimet për parregullsi në zgjedhje duhet të hetohen në mënyrë të duhur”, dhe se “të gjithë duhet të përmbahen nga veprimet e dhunshme ndërsa mospajtimet duhet t’i zgjidhin përmes rrugës ligjore”.
Një mision ndërkombëtar që monitoroi zgjedhjet, tha pas votimeve se SNS-ja kishte përfituar avantazh të padrejtë përmes mediave të njëanshme, përmes ndikimit të Vuçiqit dhe po ashtu kishin vërejtur parregullsi në votime sikurse blerja e votave.
Autoritetet serbe kanë mohuar të gjitha këto akuza./REL

Të tjera
-
Lirohet nga burgu presidenti i Koresë së Jugut i akuzuar për shpalljen e ligjit ushtarak
Presidenti i akuzuar i Koresë së Jugut është liruar nga burgu, një ditë p...
-
Presidentja publikoi foto me punonjëset e AKI-së, Ramadani: Rrezikon sigurinë e tyre dhe atë kombëtare
Njohësi i çështjeve politike dhe ish-kryesinspektori i Agjencisë së Kosovës p...
-
Aṛmët bërthamore, lideri i Iranit: Nuk do të negociojmë nën ‘bullizmin’ e SHBA-së
Udhëheqësi suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, tha të shtunën se shteti ...
-
Shqiptaro-amerikanët takojnë Osmanin kërkohet formimi i shpejt i Qeverisë dhe rikalibrimi i raporteve me SHBA
Presidentja Osmani u takua me Këshillin për Marrëdhënie Shqiptaro-Amerikane (...
-
Qeveria Kurti ndan mbi 6.7 milionë euro për t’ia paguar Pacollit për Grandin-Thesari autorizohet për ta kryer transferin
Zyra e Kryeministrit, përmes një komunikate për media ka bërë të ditur se Qev...
-
Qeveria mban mbledhje elektronike për këto çështje
Qeveria e Kosovës, mbrëmjen e sotme ka mbajtur një mbledhje elektronike, në t...
-
Krasniqi uron gratë për 8 Marsin: Respekti dhe mbështetja për gratë duhet të jenë çdo ditë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka uruar të ...
-
“Nanë edi që je tu më pa”- Nuk mund të mbajë lotët, teksa ia thotë këto fjalë nënës së për 8 Mars
Gjatë emisionit Zgjohu, 21 vjecarja Semra ju dërgoi mesazh të gjitha nënave p...
-
Dodik i përgjigjet Sekretarit Rubio: I përdori narrativat e Administratës së Biden, Republika Srpska s’i ndalë politikat e saj
Milorad Dodik, president i Republikës Srpska në Bosnje e Hercegovinë, ka reag...
-
Osmani e përqafuar nga vajzat e saja: Dashuria më e ëmbël
Presidentja Vjosa Osmani ka shpërndarë një fotografi të veçantë bashkë me dy ...
-
Sụlmet ndaj personave zyrtarë, sivjet u raportuan 26 raste
Plot 180 raste të sulmeve ndaj personave zyrtarë janë regjistruar në Kosovë g...
-
Cakolli: Kërkesa e VV-së për rivotim në mërgatë cenon besimin e procesit zgjedhor
Eugen Cakolli nga Instituti Demokratik i Kosovës, ka reaguar në profilin e ti...