Rozë

Poston foton joshëse nga shtrati, fansat kritikojnë Xhensila Myrtezajn: Pse ju VIP-at me… (FOTO)

Autori: Gazeta inFokus 10:01 | 08 October 2020

Këngëtarja e njohur, Xhensila Myrtezaj, ka ndarë me ndjekësit mbrëmë një fotografi nga shtrati. Ajo u shfaq me rrobdeshambër dhe u tha “natën e mirë” fansave të saj të shumtë.

Teksa poza e saj mori mijëra pëlqime brenda pak kohe, disa ndjekësve nuk u shpëtoi një detaj dhe vendosën që t’ia vinin në pah.

Xhensila ka pozuar me makijazh dhe disa prej fansave i shkruajnë: “Pse kështu me makijazh flini ju VIP-at gjumë?”.

-Advertisement-

“Pupuu sa keni përparuar ju “VIP-at vallahi” dhe gjumin e bëni nga ai gjumi modern që vetëm ju e keni ????”, i shkruan një tjetër.

Por sigurisht pati edhe nga ata ndjekës që i dolën menjëherë në mbrojtje këngëtares. Disa fansa u kujtojnë vajzave se edhe ato bëjnë foto me make-up në shtrat para se të flenë gjumë.

“O zot si bëjnë të gjitha femrat këtu, sikur asnjëra prej nesh nuk ka pasur një super make up, on dhe shtrihet për të bërë një foto në krevat !!! Really? Mos flini me merak se jam ?% e sigurt që pasi ta lajë fytyrën j’ua tregon sërish sa e bukur është ! ? Be happy don’t worry ?”, shkruan dikush.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Bileta të lira nga Prishtina drejt Stockholm me PrishtinaTicket!
-Advertisement-

Të tjera