Lajme

Postime “provokuese” për tërmetin në rrjetet sociale, policia turke arreston 78 persona

Autori: Gazeta inFokus 13:09 | 15 February 2023

Policia turke ka arrestuar 78 persona të akuzuar se kanë krijuar frikë dhe panik duke ndarë postime provokuese për tërmetin e javës së kaluar në mediat sociale.

Numri i të vdekurve në Turqi dhe Siri nga tërmeti shkatërrues është rritur mbi 41,000 dhe miliona kanë nevojë për ndihmë humanitare.

Drejtoria e Përgjithshme e Sigurisë e Turqisë tha se kishte identifikuar 613 persona të akuzuar për postime provokuese dhe ndaj 293 kishin nisur procedimet ligjore. Nga ky grup, kryeprokurori kishte urdhëruar arrestimin e 78 personave.

-Advertisement-

Drejtoria shtoi se 46 faqe interneti u mbyllën për pasi mashtronin për të vjedhur donacione për viktimat e tërmetit dhe 15 llogari të mediave sociale që paraqiteshin si institucione zyrtare u mbyllën.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
EURO 2024 dhe Serie A, dy ekskluzivitetet absolute të Artmotion këtë vit

Të tjera