Fun & Video

Postieri ua vuri pakon në shportën e mbeturinave, e cila u zbraz në po të njëjtën ditë (Foto)

Autori: Gazeta inFokus 16:53 | 10 August 2018

Kerry Holmes dhe Jonathan Nobbs nga Lincoln i Anglisë, paguan afro 300 euro për një kamerë, të cilën do t’ia bënin dhuratë të bijës Imogen.

Por, prindërit janë për nëntë muaj në një betejë me kompaninë e dërgesave të shpejta, pasi postieri e futi pakon në shportën për mbeturina, e cila u zbraz në po të njëjtën ditë,

-Advertisement-

Dëftesa e dërgesës, e vetmja që u mbeti para derës

“Në shportën ngjyrë kafe”, shkruan shkurt në dëftesën që ua la para derës së shtëpisë.

Mirëpo, shporta e destinuar për mjete të riciklushme ishte zbrazur bashkë me kamerën dhe ata mbetën duarthatë dhe po kërkojnë kompensim.

“Lënia para derës e një pakoje, që brenda ka mjet të shtrenjtë është e rrezikshme. Punonjësi ynë e la në shportë, për ta ruajtur prej hajnave”, është arsyetimi i kompanisë që merret me dërgesa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Coffee Show B2B në Zagreb nga Devolli Corporation
-Advertisement-

Të tjera