Lajme

Postës së Kosovës i vidhen 850 euro, vula postare dhe mbushje me vlerë deri në 400 euro

Autori: Gazeta inFokus 09:32 | 24 September 2024

Një zyrtar i Postës së Kosovës në Fushë Kosovë ka raportuar në polici se persona të panjohuar kanë depërtuar brenda objektit dhe kanë kryer vjedhje.

Ai ka raportuar se janë vedhur 850 euro pulla postare, pesë vula postare të pagesave dhe disa mbushje të telefonave  me vlerë 300 deri në 400 euro.

“Ankuesi mashkull kosovar, zyrtar i Postës  së Kosovës, ka raportuar se  persona të panjohur me forcë kanë depërtuar në brendinë objektit dhe kanë vjedhur një kasafortë në të cilën kishte rreth 850 €, pulla postare, 5 vula postare të pagesave dhe disa mbushje të telefonave  me vlerë 300-400€. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në raportinë e Policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?
-Advertisement-

Të tjera