Posta reagon pas raportimeve për “zhdukjen” e 40 mijë eurove
15:20 | 06 November 2021 Autori: InfokusiPosta e Kosovës ka reaguar pas raportimit të djeshëm se nga ky institucion janë “zhdukur” 40 mijë euro.
Sipas Postës, janë ndërmarrur të gjitha veprimet ligjore për të zbardhur rastin, teksa nuk ka pasur dëmtime të punojnësve të saj.
Posta thekson se kjo plaçkitje e ka dëmtuar rëndë atë, sidomos duke marrë parasysh në krizën nëpër të cilën ka kaluar vitet e fundit.
Ky është reagimi i plotë:
Tentimi i njollosjes së ndërmarrjes përmes titujve bombastik, që një rast i plaçkitjes të ndodhur kohë më parë të prezantohet si zhdukje skandaloze, është i paqëndrueshëm.
Dëshirojmë ta njoftojmë opinionin se lidhur me rastin e plaçkitjes së mjeteve financiare, janë ndërmarr të gjitha veprimet ligjore dhe organet e rendit janë ende duke u marr me rastin.
Fatbardhësisht që nuk kem pas dëmtime të punonjësve tanë, ndërsa ndjejmë keqardhje që ka ndodhur kjo plaçkitje e mjeteve financiare që e kanë dëmtuar rëndë Postën e Kosovës, sidomos në krizën aktuale që gjendet këto vitet e fundit, ndërsa me padurim po presim rezultatet konkrete nga Policia e Kosovës që mjetet financiare të kthehen në arkën e ndërmarrjes tonë.