Lajme

Posta e Kosovës në pamundësi për t’i mbuluar pagat, MZHE-ja refuzon ta financojë

Autori: Gazeta inFokus 07:08 | 09 April 2018

3.5 milionë euro është shuma që Posta e Kosovës po ia kërkon aksionarit të saj, Qeverisë së Kosovës, për të mbuluar humbjet e saj.

Por Ministria e Zhvillimit Ekonomik (MZHE) po refuzon ta bëjë një gjë të tillë, duke e quajtur kërkesën të parregullt, shkruan sot Koha Ditore.

E pa këto mjete, Posta nuk ka mundur t’i ekzekutojë pagat e muajit prill për gjithë punëtorët e saj.

-Advertisement-

“Përkundër përpjekjeve maksimale që ka bërë Bordi i Drejtorëve dhe menaxhmenti i ndërmarrjes në rritjen e numrit të shërbimeve të reja në Postën e Kosovës, zvogëlimin e shpenzimeve operative, si dhe të gjitha shpenzimeve të tjera, prapëseprapë gjendja në ndërmarrje mbetet e rëndë. Vonesat në kryerjen e obligimeve të pagave për punonjësit na kanë shqetësuar shumë, ndërkaq reagimet dhe kërkesat e sindikatave për ekzekutim të pagave i konsiderojmë të drejta”, ka thënë zëdhënësi i kësaj ndërmarrjeje, Arsim Mehmeti.

Mirëpo në Ministrinë e Zhvillimit Ekonomik thonë se përgjegjësia për gjendjen financiare të kompanisë u takon drejtuesve të saj. Në përgjigjen e Zyrës për media të kësaj ministrie thuhet se menaxhmenti duhet që të bëjë një plan të reduktimit të shpenzimeve, t’i rishikojë politikat e punësimit, si dhe të rrisë vëllimin dhe cilësinë e shërbimeve, në mënyrë që të tejkalojë këtë situatë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
TEB sjellë edhe kartelën prestigjioze VISA Infinite
-Advertisement-

Të tjera