Lajme

Pos krerëve të shtetit, senatorët amerikanë dje takuan edhe liderët e partive opozitare

Autori: Gazeta inFokus 12:53 | 23 May 2023

Ambasada e Amerikës një ditë pas vizitës të dy senatorëve amerikanë Chris Murphy dhe Gary Peters në Kosovë, ka dhënë detaje nga takimet që ata patën dje gjatë gjithë ditës.

Senatorët sipas këtyre fotografive, nuk u takuan vetëm me presidenten Vjosa Osmani e kryeministrin Albin Kurti, por edhe me opozitën.

Kjo u bë e ditur nga njoftimi i fundit i tyre, ku në fotografitë e ndara në rrjetet sociale shihen se senatorët bashkë me ambasadorin Hovenier, kishin takim edhe me Memli Krasniqin, Lumir Abdixhikun dhe Ramush Haradinajn.

-Advertisement-

“Është e mrekullueshme të mirëpresim senatorët Murphy dhe Peters në Kosovë! Gjatë vizitës së tyre, delegacioni u takua me liderë kosovarë, anëtarë të shoqërisë civile dhe përfaqësues të mediave”, thuhet në njoftimin e Ambasadës së Amerikës.

Dje, dy senatorët në Kongresin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Chris Murphy dhe Gary Peters konfirmuar se temë diskutimi mes tyre dhe kryeministrin Albin Kurti ka qenë çështja e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.

Në një konferencë të përbashkët për media, senatori, Chris Murphy tha se çështja e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe është e rëndësishme të ndodh këtë vit.

Në anën tjetër, sipas tij, Serbia duhet të ndalojë së penguari Kosovën në procesin e anëtarësimit në organizata ndërkombëtare.

“E dimë që kanë të bëjnë me zgjidhje të vështira në të dyja palët, Serbia duhet të ndaloj së penguari Kosovën në anëtarësimin në organizatat ndërkombëtare dhe mendojmë që është e kuptueshme që të lejohet që komunat me shumicë serbe të kenë njëfarë mundësie për të bashkërenditur shërbimet që i ofrojnë. Është viti kur duhet të kryhet kjo çështje dhe të mundësohet lëvizja drejtë normalizimit që do të dërgojë të njohja e ndërjellë” – tha senatori Murphy.

Ai tha se janë të gatshëm të i ndihmojnë Kosovës në këtë çështje.

Ndërsa, senatori Gary Peters foli lidhur më bashkëpunimin mes SHBA-së dhe Kosovës sa i përket shërbimeve të armatosura.

“Sa i përket marrëdhënieve për shërbimet e armatosura kemi një bashkëpunim mes SHBA dhe Kosovës dhe çfarëdo incidenti që ndodh jeni të parët që ngritni dorën të bashkëpunoni me forcat amerikane” -tha ai.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Afati i fundit për regjistrime në programin MSc. Data Science & Analytics në UNI – Universum International College – Powered…
-Advertisement-

Të tjera