Sport

Portieri më i mirë i stinorit vjeshtor në Superligë

Autori: Erion Maliqaj 21:45 | 04 December 2018

Pas 17  xhirove të zhvilluara ka përfunduar stinori vjeshtor në Superligën e Kosovës në futboll, shkruan Gazeta inFokus.

Skuadra e Prishtinës është shpallur kampione e stinorit vjeshtor dhe ka mbrojtjen më të fortë në Superligë.

Bardhekalterit pas 17 ndeshjeve të luajtura kanë pësuar vetëm 4 gola dhe më meritori për këtë sukses është portieri Visar Bekaj.

-Advertisement-

Bekaj pas paraqitjeve  të mira më Prishtinën ishte  pjesë edhe e Përfaqësueses së Kosovës në suksesin historik në Ligën e Kombeve.

Pa asnjë dyshim Visar Bekaj është portieri më i mirë i stinorit vjeshtor në Superligë./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Kryetari Përparim Rama pjesë e ‘Mayor’s Talk’
-Advertisement-

Të tjera