Portieri i Kosovës lë vendlindjen i dëshpëruar
Autori: Gazeta inFokus 14:50 | 16 October 2017
Granit Kolshi ka thënë “boll ma”. Portieri i njohur kosovar ka lënë gjithçka në Kosovë për ta marrë rrugën e kurbetit. 27-vjeçari ka mbetur i zhgënjyer dhe i dëshpëruar nga kushtet në futbollin kosovar dhe nga ata që e udhëheqin këtë sport, prandaj vendosi ta nisë një jetë të re përtej Atlantikut, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Portieri i trofeshëm nga Fushë Kosova e pranon se ishte vendim i vështirë, por që nuk kishte zgjidhje tjetër. Synim i radhës i tij është ta vazhdojë karrierën në Amerikë
Granit Kolshi ishte njëri prej portierëve më të mirë të futbollit të Kosovës në vitet e fundit, shkruan sot gazeta Zëri.
Paraqitjet e tij brilante me skuadrat që i përfaqësoi e kishin bindur madje edhe përzgjedhësin Albert Bunjaki që ta ftonte në Përfaqësuesen e Kosovës.
Mirëpo portieri nga Fushë Kosova, si shumë futbollistë të tjerë, mbeti i zhgënjyer me tretmanin dhe kushtet në futbollin kosovar.
Prandaj ai la gjithçka që kishte ndërtuar në karrierë për ta marrë rrugën e largët drejt kurbetit.
Ish-portieri i Fushë Kosovës, Feronikelit, Prishtinës dhe Besës ka zbarkuar përtej Oqeanit Atlantik, respektivisht në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, ku do ta fillojë një jetë të re. Përmes një njoftimi në rrjetet sociale Kolshi e ka dhënë njoftimin për largim nga Kosova.
“Çdo fillim i madh e ka edhe fundin. Pas shumë sukseseve në Superligën e dashur tashmë erdhi momenti që nuk e kam planifikuar, momenti i një fillimi të ri, momenti i largimit. Mendoj se është koha e një epoke të re, për të cilën punuam së bashku me trajnerët dhe me shokët e dashur. Mirupafshim Kosova ime e dashur, do të vazhdoj të të shërbej ashtu siç jam munduar prej ndeshjes sime të parë e deri tek e fundit”, ka shkruar portieri i njohur kosovar.
Largohet prej Kosovës i zhgënjyer
Kolshi e ka shijuar eksperiencën e tij në futbollin kosovar. Mirëpo ai ka mbetur edhe i zhgënjyer nga disa njerëz, emrat e të cilëve nuk dëshiron t’i përmendë.
Ai e synon një jetë më të mirë në SHBA.
“Arsyeja kryesore përse jam larguar nga Kosova janë kushtet financiare. Për këtë arsye e kam marrë udhëtimin për në Amerikë. Ka qenë e vështirë për ta marrë vendimin për t’u larguar nga Kosova shkaku i familjes”, ka thënë fillimisht Kolshi.
“Unë nuk do të përmend shumë gjëra, le të mbesin në ndërgjegjen e disa personave.
Por mund t’ju them se jam shumë, shumë i zhgënjyer. Për këtë edhe kam ikur. Arsyeja tjetër që e kam marrë rrugën për këndej ka qenë mosprezenca ime në Kupën e Kosovës. Më janë bërë po ashtu shumë padrejtësi, por nuk dua t’i zbuloj”, nënvizoi 27-vjeçari.
E vazhdon karrierën në Amerikë
Largimi nga Kosova nuk nënkupton edhe përfundim të parakohshëm të karrierës për futbollistin e lindur më 17 shtator të vitit 1990.
Ai ka filluar qysh tash të mendojë për ta gjetur ndonjë angazhim në Amerikë, duke iu bashkuar ndonjë klubi.
E pas përfundimit të karrierës mund ta fillojë zejen e trajnerit. Sidoqoftë, kjo i përket një së ardhmeje më të largët, pasi ai i ka përpara edhe disa vite karrierë si portier.
“Do ta shoh. Besoj se shumë shpejt do ta vazhdoj karrierën këtu me futboll. E më pas, pas përfundimit të karrierës, do ta shqyrtoj çdo mundësi”, shprehet Kolshi, i cili njihet për përulësinë dhe thjeshtësinë e tij në fushën e blertë dhe jashtë saj.
Njeriu i trofeve
Kolshi e ka një bagazh mjaft të pasur në karrierën e tij. Përpos që ka luajtur për Përfaqësuesen e Kosovës, ka qenë dy herë fitues i Kupës së Kosovës, një herë kampion i Kosovës, e ka fituar një superkupë të Kosovës dhe është shpallur një herë portieri më i mirë në Kosovë.
Ai ka shkuar i vetëm në Amerikë dhe momentalisht po qëndron tek një i afërt i tij.
Kolshi i është bashkuar listës së gjatë të futbollistëve që janë larguar nga Kosova të zhgënjyer dhe të dëshpëruar me kushtet në futbollin kosovar.
Të tjera
-
“Bota e akullit dhe borës” në Harbin hapet me karakteristika emocionuese
Edicioni i 26-të i Festës “ Bota e akullit dhe borës” u hap zyrtarisht të sht...
-
Reshjet e dendura të borës, Ministria e Infrastrukturës: Të gjitha rrugët janë të kalueshme
Që në orët e para të mëngjesit gati të gjitha komunat e Kosovës janë mbuluar ...
-
Haxhiu: Deri tash janë ngritur 67 aktakuza për krime lufte ndaj 174 personave
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka treguar se aktualisht në bazë të ...
-
Maqedonci e nderon ambasadorin Hovenier, me medaljen për shërbim të shquar
Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci ka pritur në takim lamtumirës ambasadorin...
-
Pushteti kërkon që intervistimi i Kurtit nga Specialja të bëhet sipas propozimeve të tyre, Haxhiu: Nuk ka asnjë arsye që prokurorët të refuzojnë
Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, ka deklaruar të hënën se nëse Prokur...
-
KQZ merr vendim: Nuk certifikohet Lista Serbe
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe. Sh...
-
Alban Rraci mbledh mbështetësit e LDK-së në Klinë: Bashkë për ndryshim dhe fitore me 9 shkurt
Kryetari i degës së Lidhjes Demokratike të Kosovës në Klinë, Alban Rraci dhe ...
-
Lajçak e bën bilancin: Kam shpresuar për më shumë progres në dialog, por mesazhi për Kosovën e Serbinë është i qartë
I dërguari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak k...
-
Vuçiq për protestën masive kundër tij: U mbajt një tubim jashtëzakonisht i madh në Beograd
Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, këtë herë ka pranuar se në Beograd është m...
-
Pritjet për të hyrë në Kosovë deri në 40 minuta
Pritjet për të hyrë në Kosova nga pika kufitare e Muçibabës po vijojnë deri n...
-
Deklarohen të pafajshëm 22 të akuzuarit për mashtrim me “Call Center”
Në seancën fillestare të hënën në Gjykatën Themelore në Prishtinë janë deklar...
-
Gjendet pa shenja jete një 61-vjeçar në Pogradec
Një person i moshës 61-vjeçare është gjetur pa shenja jete në banesën e tij, ...