Sport

Portieri i Beneventos e tronditë Gattuson me një deklaratë bombë

Autori: Gazeta inFokus 19:10 | 04 December 2017

Njeriu i momentit, Alberto Brignoli, portieri 26-vjeçar, i cili ia dhuroi Beneventos një pikë në ndeshjen në Serie A  kundër  AC Milan, gjë që e bëri 2-2 në sekondat e fundit të ndeshjes bëri që  tifozët vendas të çmenden nga gëzimi, përcjell ORAinfo.

Gjatë një interviste me në Radio 105, lojtari i ndeshjes foli për emocionet e pabesueshme të përjetuara dje.

“Gattuso ka hëngër veten në ato momente , unë jam i sigurt se ai  ende digjet. Por aty ishte, në minutën e 95-të. “, ka treguar portieri.

-Advertisement-

Ai ka treguar se ende nuk beson se ai ka shënuar në minutat shtesë  dhe zbulon se ai ka marrë mesazhe të panumërta . Para ndeshjes, ai kishte  5.000 apo 6.000 ndjekës në Instagram, dhe tani ai ka  31.000 ose 32.000.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera