Portieri bamirës që feston me fëmijët jetimë
Autori: Gazeta inFokus 19:45 | 25 December 2017
Në një ditë feste si kjo e Krishtlindjes, njerëzit gjithmonë e më tepër përpiqen të jenë sa më humanë dhe më të ndërgjegjshëm për gjithçka dhe për të gjitha shtresat e shoqërisë.
Gentian Selmani, portieri i skuadrës së Laçit, por edhe i ekipit kombëtar U21, ka zgjedhur të festojë ndryshe dhe me një nga shtresat që ndoshta ka më shumë nevojë për të festuar në ditë të tilla festash. Edhe pse vetëm 19 vjeç, ai ka vendosur të gëzojë fëmijët e qendrës “Zyber Hallulli” dhe disa fëmijë të qendrës së zhvillimit “Pëllumbat” me disa dhurata, shkruan Top Channel.
“Ndihem shumë i emocionuar dhe shumë i lumtur që arrita t’i gëzoj sadopak këto fëmijë. Shpresoj që e gjithë familja e futbollit t’i ndihmojë këta fëmijë që shumica e kanë pasion futbollin”, shprehet portieri.
Një shembull për fëmijët dhe shoqërinë e kanë konsideruar drejtoreshat e të dyja qendrave të trajtimit të fëmijëve gjestin e portierit të Superligës.
Irma Shtini, drejtoreshë e “Zyber Hallullit”, tha: “E falënderoj shumë Gentianin për gjestin e tij kaq human. Shoqëria shqiptare ka shumë nevojë për modele të mira si Gentiani”.
“Në emër të qendrës sime të zhvillimit, e falënderoj sepse është kaq i ri dhe jep një mesazh kaq të bukur”, deklaroi Anila Shenjtolli, drejtoreshë e Qendrës për Fëmijë me Aftësi Ndryshe.
Të tjera
-
Anëtarësimi i Kosovës në NATO, Maqedonci: Kemi mbështetjen e SHBA-së
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci ka thënë se Kosova është në hapin e dhur...
-
Kërstiq sqarohet për deklaratën se gruaja e Kurtit punon në Beograd
Pas deklaratës për gruan e Kurtit e cila “trazoi” rrjetin, gazetari serb Bran...
-
Krasniqi: Lista jonë do të jetë më përfaqësuesja
Kryetari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se përveç postit të kryeministrit...
-
Pezullohet nga puna mësuesi që nuk lejoi nxënësen të hyjë në shkollë me veshje kombëtare
Mësuesi i gjuhës angleze, Muhamed Hajredinaj që nuk e lejoi nxënësen 11-vjeça...
-
Në shënimin e 112-vjetorit të Pavarësisë së Shqipërisë, Kurti: Sot e kemi shumë të lehtë të jemi bashkë
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, mori pjesë në pritjen e organizuar nga ...
-
Gjermania ia dhuron dy automjete Policisë së Kosovës, do t’i përdorë Njësia FAST-ILECU
Policia e Kosovës ka njoftuar se ka pranuar dy automjete si donacion nga Poli...
-
Ironizon Berat Rukiqi, publikon foto të urës së papërfunduar të Badovcit: Pamje nga fillimi i punimeve në fabrikën e municionit
Berat Rukiqi nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka ironizuar me paralajëmrimin ...
-
Maqedonci: Pjestarët serbë të FSK-së e lanë detyrën për shkak të presionit nga Serbia
Ministri i Mbrojtjes, Ejup Maqedonci në ”Click” të RTV21 ka thënë se një numë...
-
“S’mund të ndëshkohet vetëm Kosova”, Joseph: Pyetja që Perëndimi s’ia bëri kurrë Vuçiqit
Profesori në Universitetin John Hopkins në SHBA dhe eksperti për çështjet e B...
-
“N’bark t’thatë nuk t’vyn as municioni, as dronët – kqyrke me dylbi, mu dok që po ia bon një ‘diss’ Prindonit” – Valon Syla për Kurtin
Gazetari Valon Syla ka komentuar njoftimin e kryeministrit të Kosovës, Albin ...
-
Krasniqi: Nuk ka kryeministër më të mirë në Kosovë se sa Bedri Hamza
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqi, ka deklaruar...
-
Dakaj: Kjo me municionet s’është gjë, thjeshtë një komision sikur ai që u bë për shëndetësinë
Gazetari Shkëlzen Dakaj, ka thënë se vendimi i Qeverisë për t’i hapur rrugë n...