Rozë

Porsche do të paguajë për vdekjen e aktorit të famshëm

Autori: Gazeta inFokus 09:33 | 27 October 2017

Porsche dhe vajza e Paul Walker kanë gjetur gjuhë të përbashkët, edhe pse dukej se kjo vështirë se do të arrihej.

Në fakt, Meadow Walker ka pohuar se babai i saj ishte djegur i gjallë, pasi nuk ka mund të hiqet rripin e sigurisë për shkak të një problemi në sistem.

Paul kishte qëndruar në automobilin e tij, pasi që nuk kishte mund të dilte jashtë për shkak të frakturave të pësuara gjatë aksidentit.

-Advertisement-

Aktori i njohur Paul Walker humbi jetën në një aksident komunikacioni më 30 nëntor 2013. Vdekja e tij shokoi botën. Bashkëshortja e tij dhe vajza Meadow menjëherë ngritën padi kundër Porsche.

Por, gjykata nuk arriti të konfirmojë se vdekja e aktorit ndodhi për shkak të defektit në rripin e sigurisë, ashtu sikurse thuhej në aktakuzën e ngritur nga familja e Paul Walker.

Policia si shkak të aksidentit kishte përmendur shpejtësinë e madhe, ndërsa Porsche dhe Meadow në fund u dakorduan për një kompensim në të holla, shuma e të cilave nuk është bërë e ditur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
BKT Kosova dhe Komiteti Olimpik i Kosovës nënshkruajnë vazhdimin e marrëveshjes së sponsorizimit për periudhë 10-vjeçare
-Advertisement-

Të tjera