Auto&Tech

Porsche sjell modelin e parë me rrymë nga Shtutgarti

Autori: Gazeta inFokus 14:04 | 05 September 2019

Prodhuesi gjerman ka prezantuar automobilin e parë elektrik sportiv me katër dyer – Taycan i cili zhvillon 750 kuaj fuqi.

Në premierën e Taycan janë prezantuar dy versionet e fuqishme – Turbo dhe Turbo S, derisa varianti bazik do të debutojë kah fundi 2019.

Taycan Turbo përshpejton nga 0-96 km/orë për 3 sekonda dhe Turbo S për 2.6 sekonda, transmeton KosovaPress.

-Advertisement-

Bateritë litium-jonike 93.5 kWh përdoren për të ruajtur energjinë elektrike. Prodhuesi pretendon se kapaciteti deri në 80% mund të plotësohet në një karikues të shpejtë 270 kW në 22.5 minuta, të cilat sigurojnë 96 km shtesë vetëm në rrymë.

Nëse përdoret një karikues DC 150 kW, 80 për qind e baterisë do të ngarkohen në 36 minuta, dhe do të duhen 11 orë për t’u ngarkuar plotësisht në një prizë të rregullt të murit.

Përndryshe, në një bateri të plotë Porsche Taycan Turbo mund të udhëtojë një maksimum prej 450 km (sipas standardit WLTP) dhe Turbo S 412 km.

Prodhuesi gjerman tha gjithashtu se Taycan Turbo do të kushtojë 153,310 dollarë dhe Turbo S 187.610 dollarë.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Gjermani shpalos koleksionin e produkteve të reja në panairin Heimtextil në Frankfurt

Të tjera