Polonia vendos pajisje monitoruese përgjatë kufirit me Bjellorusinë
Autori: Gazeta inFokus 17:55 | 18 November 2022
Zyrtarët polakë inspektuan të premten fazën fillestare të instalimit të pajisjeve të monitorimit të teknologjisë së lartë përgjatë një muri metalik në kufirin me Bjellorusinë, me qëllim parandalimin e kalimeve të mijëra emigrantëve në vendin anëtar të Bashkimit Evropian.
Ministri i Brendshëm i Polonisë Mariusz Kaminski tha se muri 5.5 metra i lartë i ka ulur dhjetëfish përpjekjet për kalim të paligjshëm të kufirit. Policia kufitare e Polonisë tha se numri ditor i kalimeve të emigrantëve ka rënë në disa dhjetëra në krahasim me mijëra që ishin në vitin 2021 dhe në fillim të këtij viti.
Ndërtimi i murit synon të parandalojë atë që autoritetet polake thonë se janë përpjekjet e presidentit autoritar të Bjellorusisë, Aleksandër Lukashenko për të shtyrë mijëra emigrantë në Poloni dhe si rrjedhim për të destabilizuar BE-në.Kalimet nëpër terrene të vështira dhe temperatura të ftohta kanë rezultuar në vdekjen e të paktën 27 emigrantëve, ndërsa autoriteteve polake shpesh u duhet të vijnë në shpëtimin e grupeve të bllokuara në kënetat e largëta.
Kaminski tha se së bashku me një pengesë që po ndërtohet në kufirin me enklavën ruse të Kaliningradit, Polonia do të ketë “kufirin më mirë të siguruar në Bashkimin Evropian”.Kamerat dhe sensorët e lëvizjes janë instaluar deri më tani përgjatë një shtrirjeje prej 21 kilometrash (të murit. Instalimi i pajisjeve monitoruese përgjatë gjithë gjatësisë prej 206 kilometrash të murit pritet të përfundojë deri në fund të vitit.
Muri do të ndihmojë në “parandalimin e migrimit të paligjshëm që është i motivuar politikisht dhe synon destabilizimin e situatës në rajon”, tha Kaminski.Duke iu referuar incidenteve të dhunshme në kufi një vit më parë, Kaminski tha se “gjendja është shumë, shumë më e mirë” tani.
Ministri tha se një firmë polake do të fillojë këtë vit të instalojë pajisje monitorimi të teknologjisë së lartë përgjatë kufirit tokësor, 210 kilometra me Kaliningradin, ku po ngrihet një pengesë me tela. Polonia thotë se ka sinjale që Rusia dëshiron të kanalizojë emigrantët në vend përmes enklavës.
Të tjera
-
Çfarë po ndodh në rajon? 30 mijë rusë regjistrohen si rezidente të perkohshëm në Serbi
Në një mëngjes vere të nxehtë në kryeqytetin e Serbisë, Beograd, Vadim Morus,...
-
Kurti takoi drejtoren artistike të Fondacionit Kulturor të Gjermanisë
Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti mirëpriti sot drejtoren art...
-
“Në mbështetje të sigurisë së qëndrueshme në mbarë Kosovën”, ushtarët letonezë të KFOR-it patrullojnë në Zubin Potok
Ushtarët letonezë të KFOR-it të kanë kryer një patrullë rutinore brenda komun...
-
Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti
Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës në emisionin “FI...
-
Zhduket profesori nga Prizreni, Gani Rudaj
Është zhduku profesori nga Prizreni, Gani Rudaj, Ai ka humbur kontaktet me...
-
Mendim Rugova: Rënie drastike e temperaturave këtë javë, ka gjasa të bie edhe borë
Meteorologu Mendim Rugova paralajmëron “rënie drastike të temperaturave” këtë...
-
“Serbia po armatoset”, ambasadori Hill: Ja pse i bleu tani avionët
Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill s...
-
“Ngjarja në Banjskë gozhda e fundit në dialogun e Brukselit”, Konjufca s’sheh rrugëdalje në bisedime mes Kosovës dhe Serbisë
Kryetari i Kuvendit, Glauk Konjuca, pas mbledhjes së Kryesisë, është deklarua...
-
Gjermania vendos kontrolle të përkohshme në kufijtë tokësorë
Ministrja e Brendshme gjermane Nancy Faeser shpalli vendosjen e kontrolleve t...
-
Kurti: 263 qytetarë të katër komunave veriore janë punësuar falë skemës qeveritare
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka thënë shtatë muaj nga fillimi i skemë...
-
Zhvillimet në Leposaviq, Elshani: Jemi duke vazhduar punën deri në mbledhjen e të gjitha provave të nevojshme
Policia e Kosovës është duke vazhduar punën në mbledhjen e fakteve dhe inform...
-
As 350 euro nuk i përmbushin nevojat bazike për disa qytetarë
“Vështirë për Zotin, por duhet t’ia dalim”… Kështu nis rrëfimin Sejdi Sali...