Polonia do t’ia dërgojë Ukrainës 60 tanke të modernizuara
Autori: Gazeta inFokus 14:17 | 27 January 2023
Kryeministri polak, Mateusz Morawiecki, ka thënë se Polonia do të dërgojë dhjetëra tanke në Ukrainë këtë vit.
Në një intervistë për televizionin kanadez, CTV, ai ka thënë se shteti i tij do të dërgojë 60 tanke të avancuara, përveç 14 tankeve të modelit gjerman, Leopard 2.
Varshava, e cila e ka pozicionuar veten si një prej vendeve më mbështetëse ndaj Ukrainës, i ka bërë presion të konsiderueshëm Gjermanisë në javët e fundit që të mundësojë dërgimin e tankeve Leopard 2 në Kiev.
Gjermania është pajtuar për të dërguar vetë këto tanke në Ukrainë, por edhe u ka dhënë dritën e gjelbër shteteve tjera që të veprojnë njëjtë.
“Tani për tani, ne jemi të gatshëm të dërgojmë 60 tanke tona të modernizuara, 30 prej tyre PT-91. Përveç tyre janë edhe 14 tanke Leopard 2, që i kemi në dispozicion”.
PT-91 është tanke luftarake polake, e cila ka nisur të përdoret për herë të parë në vitet 1990.
Presidenti ukrainas, Volodymyr Zekensky, e ka falënderuar Poloninë për dërgimin e më shumë tankeve.
“Së bashku, ne do të fitojmë”, ka shkruar ai në një postim në Twitter.
Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt 2022.
Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën si “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.
Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.
Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL
Të tjera
-
Zbardhet dëshmia e kunatës së Alma Arrazit: Po ta dija se ….
Valentina Arrazi, kunata e të ndjerës Alma Arrazi, është paraqitur në prokuro...
-
Vetëaksident i rëndë në Sllatinë, ndërron jetë shoferi i veturës
Një vetëaksident i rëndë ka ndodhur sot në Sllatinë ku si pasojë ka mbetur i ...
-
Kurti gjatë homazheve në Qyshk: “Kjo masakër është kryer në emër të Serbisë, andaj Serbia duhet të jap përgjegjësi”
Në 25 vjetorin e masakrës në Qyshk, kryeministri Albin Kurti, bëri homazhe dh...
-
Rusia front i ri kundër Perëndimit, Osmani: Po e ndihmon Serbia!
Serbia po ndihmon Rusinë të largojë fokusin nga lufta e Ukrainës dhe të hapë ...
-
Tahiri: Shpërndarja e Kuvendit ndodhë atëherë kur kryeministri shkarkohet ose dorëhiqet
Shefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik...
-
Presidentja Osmani në samitin e Kopenhagës: Serbia po luan sipas skemës së Putinit
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani ka deklaruar se Serbinë koh...
-
Varhelyi: Anëtarësimi i Serbisë në BE kalon përmes procesit të dialogut
Komisioneri për Zgjerim dhe Fqinjësi i BE-së, Oliver Varhelyi, është duke qën...
-
Shtetet e QUINT-it reagojnë për ndalimin e hyrjes në Kosovë të patriarkut serb Porfirije
Shtetet e QUINT-it kanë reaguar për ndalimin e hyrjes në Kosovë të patriarkut...
-
LDK pasi refuzoi takimin: Zgjidhja është e thjeshtë, Albin Kurti duhet të dorëhiqet
Lidhja Demokratike e Kosovës ka dalë me një komunikatë për media pasi mbrëmë ...
-
QUINT-i dënon ndalimin e vizitës së patriarkut Porfirije në Kosovë
Shtetet e QUINT-it e kanë dënuar vendimin e autoriteteve kosovare për ndalimi...
-
Gërvalla tregon a ka shanse që Kosova të hyjë në rend dite për Këshill të Evropës
Ministrja e Punëve të Jashtme të Kosovës, Donika Gërvalla, ka folur për proce...
-
Ministrja Nagavci mbështet draft-statutin e ri të UP-së
Komisioni për Arsim, Shkencë, Teknologji, Inovacion, Kulturё, Rini dhe Sport ...