Politikani serb-Serbisë: Deri dje i keni thënë Ivanoviqit tradhtar, sot po e varrosni me nderime
Autori: Gazeta inFokus 15:03 | 18 January 2018
Në një intervistë për DW, politikani serb Marko Jaksiq, u është drejtuar Serbisë, veçanërisht Aleksandar Vuçiqit, për vrasjen e Oliver Ivanoviqit, duke thënë se deri dje Serbia e ka quajtur atë tradhtar, e sot po e varrosin si qytetar nderi.
Kjo intervistë është titulluar “Për Kosovën flitet më zë të ulët”, e dhënë nga Marko Jaksiq, politikan serb nga Kosova.
“Deri dje e keni quajtur Ivanoviqin lojtar dhe tradhtar, e sot po e varrosni në Aleji si qytetar nderi. Kjo lloj sarkazëm i flet të gjitha. Nuk mundeni të veproni kështu, njerëzit nuk janë budallenj”, ka thënë politikani serb nga Kosova, Marko Jaksiq, transmeton Express.
I pyetur nga kjo media se a beson që do të gjendet shpejt vrasësi i Oliver Ivanoviq, Jaksiq tha se kjo gjë është mjaft e vështirë.
Ai ka thënë se në veri të Mitrovicës që nga koha kur Aleksandar Vuçiq hyri në zgjedhje në Serbi, kishin ndodhur një numër i madh i sulmeve të armatosura nëpër shtëpi. Madje, ai tha se nga këto djegie, kishte pësuar edhe vetura e tij.
“E kam pyetur personalisht Aleksandar Vuçiqin kur erdhi në Mitrovicë: A qëndroni pas djegies së makinës time, pasi ju kontrolloni shërbimet e inteligjencës? Ju e keni për obligim të më tregoni se kush e bëri këtë, pasi Mitrovica është e vogël”, tha Jaksiq ta ketë pyetur Vuçiqin.
Të tjera
-
Mbështetje e jashtëzakonshme për Daut Haradinaj në Ferizaj: Vetëm bashkë mund ta sjellim ndryshimin
Atmosferë e jashtëzakonshme në Ferizaj, ku kandidati për deputet me numër 50,...
-
Moti nesër dhe ditëve në vazhdim
Nesër në Kosovë na pret mot me vranësira e intervale kohore me diell. Tempera...
-
Humb jetën një 45-vjeçar në Shkodër, pësoi arrest kardiak gjatë vozitjes
Një aksident ka në Shkodër, ku mësohet se një 45-vjeçar ka pësuar arrest kard...
-
Kurti i ka dërguar zotim Komandantit të KFOR se nuk e çon FSK-në në veri
Komandanti i KFOR-it, italiani Enrico Barduani, në një intervistë për RTK 2 t...
-
Biden: Do e kisha mundur Trumpin në zgjedhje, por s’doja të isha President 86 vjeç
Presidenti i SHBA Joe Biden është shprehur se ai mund të ishte rizgjedhur Pre...
-
Bedri Hamza u premton zjarrfikësve 50% rritje pagash, sigurim shëndetësor e jetësor dhe rregullim të statusit me ligj
Në mbrëmjen e sotme, Bedri Hamza i ka vizituar zjarrfikësit e Mitrovicës. ...
-
A po rikthehet Jack Smith në Hagë?
Trump sërish deklaroi se prokurori Jack Smith do të kthehet në Hagë. Por, Pro...
-
Shtëpia e Bardhë: SHBA mbështet një Kosovë sovrane që respekton komunitetet pakicë
Në një përmbledhje të politikës së jashtme të amerikane gjatë katër viteve të...
-
Memli Krasniqi: PDK-ja e bashkuar dhe e organizuar për një të ardhme ma të mirë
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi, gjatë vizitës së t...
-
Emocionon doktori me fjalët e tij për mjekët që u detyruan ta lëshojnë Kosovën “Shumë bre e dhimbshme”
Në emisionin DoktorPlus me Arjeta Osmanin sonte i ftuar është doktor Infektol...
-
Bajrami për Muratin: Krenohet për borxhin e ulët publik, e sot vajton që “opozita nuk e lejoi”, jo zotëri
Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Hykmete Bajrami, ka thënë s...
-
Muharremi: Kosova shpenzoi mbi 142 milionë euro për import të energjisë elektrike në 2024
Analisti dhe njohësi integrimeve evropiane Shenoll Muharremi ka treguar se pr...