Sport

Politikani i njohur kosovar: Nëse Kosova zë vendin e dytë është provë që Zoti ekziston dhe ai është kosovar

Autori: Gazeta inFokus 16:41 | 08 December 2020

Kombëtarja e Kosovës në futboll mbrëmjen e së hënës i ka mësuar kundërshtarët më të cilët do të përballet në kualifikimet për Kampionatin Botëror ‘Katar 2022’, shkruan Gazeta inFokus.

‘Dardanët’ janë vendosur në Grupin B, ku do të takohen me Spanjën, Suedinë, Greqisë dhe Gjeorgjinë.

Pas hedhjes së shortit ka pasur reagime të shumta nga futbolldashës, por një reagim interesant ka ardhur nga politikani i njohur kosovar, Petrit Selimi.

-Advertisement-

Ish-ministri i Punëve të Jashtme ka shkruar në rrjetin social twitter se nëse Kosova zë vendin e dytë atëherë është provë se Zoti ekziston dhe është kosovar.

“Vendi i katërt do ishte real, nëse dalim të tretët kemi arritur më shumë se ç’kemi forcë… ndërsa çdo gjë tjetër mbi pozitën e tretë është provë që zoti ekziston dhe ai është kosovar”, ka shkruar Selimi.

Kosova ndeshjet e parë pritet ta luaj në fund të muajit mars të vitit 2021./Gazeta inFokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Çka do të thotë të gatuash shqip?

Të tjera