Politikanët me depozita jashtë shtetit
Autori: Gazeta inFokus 08:52 | 30 December 2017
Punojnë dhe veprojnë në Kosovë, derisa parat e tyre po i ruajnë nëpër banka të ndryshme të shteteve evropiane apo edhe më larg.
Janë deputetë të Kuvendit të Kosovës, por edhe zyrtarë tjerë të lartë të institucioneve që parat e tyre nuk po i ruajnë në vendin tonë, por ato po i mbajnë në banka të Amerikës, Zvicrës, Norvegjisë, Anglisë, të Australisë…,etj.
Vjosa Osmani, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK) në Kuvendin e Kosovës, në formularët e deklarimit të pasurisë në Agjencinë Kundër Korrupsionit (AKK) ka vetëdeklaruar se përpos mjeteve që ajo i ka të depozituara nëpër bankat kosovare, Osmani ka një shumë të konsiderueshme të mjeteve edhe në bankat në Australi.
Po në këtë shtet Osmani ka deklaruar se posedon edhe patundshmëri.
Ajo ka deklaruar se në “Commonweth Bank of Australia- CBA” ka të depozituara 39.769.86 euro. Po ashtu në këtë bankë ajo ka deklaruar se ka të depozituara edhe 1.800 euro mjete të kursyera të fëmijëve të saj.
Para të depozituara në banka jashtë shtetit ka edhe deputeti aktual i lëvizjes “Vetëvendosje” Sami Kurteshi, i cili para se të vijë në këtë pozitë për një mandat ka qenë edhe avokat i Popullit.
Kurteshi në formularët e AKK-së ka deklaruar se në “Post, Depozito Zvicër” ka të depozituara 15 mijë euro. Ai po ashtu rreth 100 mijë euro të tjera i ka të depozituara nëpër bankat komerciale që operojnë në vendin tonë.
Po ashtu para të depozituara nëpër banka jashtë shtetit ka deklaruar se ka edhe deputeti i pavarur në Kuvendin e Kosovës, Korab Sejdiu.
Ky i fundit gjatë fushatës parazgjedhore kishte garuar si kandidat i Aleancës Kosova e Re, mirëpo pas hyrjes së AKR-së në Qeveri ky ka mbetur si deputet i pavarur në Kuvendin e Kosovës.
Sejdiu në formularët e AKK-së në “Cenury Savis Bank” në Shtetet e Bashkuara të Amerikës ka të depozituara më shumë se 90 mijë dollarë.
Një shumë të mjeteve Sejdiu po ashtu e ka të depozituara në 7 llogari në dy banka komerciale që operojnë në vendin tonë.
Po ashtu depozita në Zvicër ka edhe deputeti tjetër i lëvizjes “Vetëvendosje”, Faton Topalli.
Ai në formularët e AKK-së ka vetëdeklaruar se në 4 llogari të ndryshme në bankat zvicerane ka më shumë se 40 mijë, pa precizuar nëse behët fjalë për euro apo për franga zvicerane.
Po ashtu një shumë të konsiderueshme të mjeteve, prej 85 mijë eurosh, jashtë vendit i ka të depozituara edhe deputeti tjetër i lëvizjes “Vetëvendosje”, Albin Kurti.
Ai në formularët e deklarimit të pasurisë ka deklaruar se paratë i ka të depozituara në “DNB Bank”, në Oslo të Norvegjisë.
Po ashtu para jashtë vendit ka edhe Violeta Arifi – Krasniqi, drejtoreshë e Fondit të Sigurimit të Depozitave në Kosovë.
Ajo ka deklaruar se nëpër banka të Britanisë së Madhe ka të depozituara mbi 12 mijë funte.
Jashtë vendit po ashtu mjete të depozituara ka edhe Adrian Zalli, drejtor i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës.
Ai në formularët e AKK-së ka deklaruar se në “Chase Bank” në Amerikë ka 16.074, pa precizuar nëse bëhet fjalë për euro apo për dollarë.
Po ashtu edhe Vërshim Hatipi, zëvendësdrejtor i Fondit të Kursimeve Pensionale të Kosovës, ka deklaruar se në “Natwest”, Britani e Madhe, ka 1.300.00 euro dhe 11.700 euro letra me vlerë, shkruan Zeri.info
Të tjera
-
Bedri Hamza takon profesorin e tij: Ato që i thotë, ka me i realizu, se ia njoh karakterin dhe mentalitetin
Kandidati për kryeministër nga radhët e PDK-së, Bedri Hamza, në rrjetet e tij...
-
Kush është fajtori kryesor për moskalimin e marrëveshjeve ndërkombëtare?
Ani pse pas një takimi të Albin Kurtit më kreun e PDK-së, u votuan disa marrë...
-
“Ka qenë i veçantë, një djalë i sjellshëm, i urtë, me të gjitha notat 5-she, ato që i premton edhe i realizon”, profesor Xhaferi vlerëson lart nxënësin e tij Bedri Hamzën
Kandidati i PDK-së për kryeministër, Bedri Hamza, ka takuar profesorin e tij,...
-
Bejta falënderon stafin e Komunës së Prishtinës për punën e palodhshme: Viti tjetër, edhe me më shumë suksese
Kandidatja për deputete nga LDK, Fiknete Bejta, ka publikuar disa fotografi n...
-
Pasaporta e Kosovës në mesin e 10 pasaportave të botës që kanë shënuar përmirësimin më të madh
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është shprehur se viti 2024 ka qenë viti...
-
Kërkohet ndihmë për 16-vjeçarin nga Istogu që vuan nga Leukemia, ka nevojë për shërim jashtë vendit!
Familja Dani nga Kërrnina e Istogut kërkon ndihmë për shërimin e djalit ! ...
-
Incidenti në Novi Sad, mijëra njerëz protestọjnë kundër regjimit të Vuçiqit
Studentët, të cilët prej javësh i kanë bllokuar fakultetet në Universitetin e...
-
Elezi: Mbi 58 mijë kërkesa për regjistrim të votuesve jashtë Kosovës
Zëdhënësi i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Valmir Elezi, ka njoftuar...
-
Java nis me reshje bore – Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Moti nga e hëna parashihet të jetë i ftohtë dhe me reshje të herëpashershme b...
-
NATO trajnon trupat ushtarake ukrainase në Lituani dhe Poloni
Ushtarët ukrainas janë trajnuar nga trupat e NATO-s që kur Rusia sulmoi Ukrai...
-
Mediat ndërkombëtare jehonë lajmit për mbylljen e TikTok në Shqipëri
Lajmi për mbylljen e TikTok në Shqipëri ka gjetur pasqyrim të gjerë në mediat...
-
Ndalohet një autobus në Merdare, në një valixhe kapet nga Dogana një armë me 50 fishekë
Dogana e Kosovës ka njoftuar se në pikën kufitare në Merdare gjatë kontrollit...