Politico: Lideri gjerman dhe serb përplasen për njohjen e Kosovës dhe sanksionet ndaj Rusisë
Autori: Gazeta inFokus 19:03 | 11 June 2022
Tensionet u rritën mes kancelarit gjerman Olaf Scholz dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiç në një konferencë për shtyp të premten në mbrëmje, ku të dy liderët nuk ranë dakord jo vetëm për sanksionet kundër Rusisë, por edhe për njohjen e Kosovës si shtet i pavarur.
Scholz, i cili kishte ardhur në kryeqytetin e Serbisë, Beograd gjatë një turneu dyditor në Ballkanin Perëndimor, Greqi dhe Bullgari, i tha audiencës se Serbia, si kandidate për anëtarësim në BE, duhet të zbatojë sanksionet që blloku ka vendosur kundër Rusisë për luftën në Ukrainë— diçka që vendi ballkanik deri më tani ka refuzuar ta bëjë, shkruan Politico, përcjell lajmi.net.
“Është pritshmëria jonë… që këto sanksione do të mbështeten gjithashtu nga të gjithë ata që [e shohin] veten si kandidatë për pranim në BE”, u tha Scholz gazetarëve. Më vonë në konferencën për shtyp, ai shtoi se Serbia duhet të marrë një vendim sanksionesh sa më shpejt që të jetë e mundur, duke argumentuar se “kjo është diçka që bëhet më së miri jo kur [lufta] të ketë mbaruar, por kur ende ka rëndësi”.
Vuçiq, megjithatë, u tërhoq duke bërë një krahasim diskutabil midis pushtimit rus të Ukrainës dhe misionit ushtarak të NATO-s kundër Serbisë në vitin 1999. “Çfarë ndryshimi ka nëse dikush sulmon Serbinë pa vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, apo nëse dikush ndërmerr agresion kundër Ukrainës pa vendim të Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara? Ju lutem më shpjegoni ndryshimin”, tha ai.
Politico e vlerëson si një deklaratë e jashtëzakonshme të liderit serb. Edhe pse NATO sulmoi Serbinë në vitin 1999 pa rezolutë të Këshillit të Sigurimit të OKB-së – Rusia dhe Kina kishin vendosur veton e tyre – ajo e bëri këtë për të mbrojtur shqiptarët në Kosovë mes frikës për një gjenocid të mundshëm, i cili është shumë i ndryshëm nga lufta pushtuese e Rusisë kundër Ukrainës, vijon më tej mediumi.
Vuçiq gjithashtu u përpoq të justifikonte hezitimin e vendit të tij për të sanksionuar Rusinë duke iu referuar besnikërisë së Moskës ndaj Serbisë në Këshillin e Sigurimit dhe lidhjeve të ngushta shekullore midis dy vendeve, si dhe mbështetjes së Beogradit në importet ruse të energjisë. “Pozicioni i Serbisë është shumë i ndërlikuar”, tha ai.
Megjithatë, ndonëse dallimet midis Scholz dhe Vuçiq për çështjen e sanksioneve ndaj Rusisë kishin qenë disi të parashikueshme, një çështje tjetër solli një përplasje edhe më të nxehtë midis dy politikanëve.
Më herët të premten, Scholz kishte thënë gjatë një vizite në kryeqytetin e Kosovës, në Prishtinë, se Kosova dhe Serbia mund të bëhen anëtarë të BE-së vetëm nëse e njohin njëri-tjetrin si shtete të pavarura –kërkesë e diskutueshme për Serbinë, e cila pretendon sovranitet mbi Kosovën, sipas Politico.
I pyetur lidhur me komentet e Scholz-it, Vuçiq qartësoi qëndrimet për kancelarin gjerman.
“Që ta kuptoni: Ne nuk i përgjigjemi presionit në këtë mënyrë, se dikush na kërcënon dhe pastaj ne bëjmë diçka”, tha presidenti serb. “Ajo që u tha në lidhje me njohjen reciproke është gjithashtu surprizë për ne”, shtoi ai. “Deri më tani nuk e kemi dëgjuar këtë nga askush në Evropë”.
Megjithatë Scholz u përgjigj se “pikëpamja jonë për çështjen e Kosovës nuk është e re” dhe argumentoi se ishte “e qartë” që vendet që duan të anëtarësohen në BE duhet të njohin njëri-tjetrin.
Përplasja mes të dy liderëve ishte e jashtëzakonshme, sipas mediumit, duke pasur parasysh se Scholz konsiderohet aleat i vendeve të Ballkanit Perëndimor.
Me sa duket, duke e kuptuar këtë, Vuçiç u përpoq të shtonte disa fjalë më miqësore: “Ne kemi besim të plotë në fjalët e kancelarit Scholz kur bëhet fjalë për faktin se ai vërtet i jep prioritet të lartë pranimit të shteteve të Ballkanit Perëndimor”, tha ai.
“E di që kancelari Scholz është shumë serioz për këtë. Në fakt mund të mësojmë diçka dhe atmosfera mund të përmirësohet”, shtoi Vuçiq.
Të tjera
-
Zbardhet fjalimi – Pjetër Shala: “M’u shkatërrua jeta!”
“Kam shumë për të thënë, por shumicën e fjalëve i shprehën avokatët e mi, kan...
-
Kurti në Stamboll mburret me ushtrinë, tregton problemet me Serbinë
E diela e 2 qershorit shënon ditën e tretë të vizitës zyrtare që një delegaci...
-
Parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka bërë të ditur se gjatë pesë ditëve ...
-
MPJD pyetjet për deklaratat e Presidentes Osmani i quan spekulime
Spekulime e thashetheme, i ka quajtur zyra e kryediplomatës së Kosovës, Donik...
-
Grupi i parë i haxhilerëve nga Kosova arrin në Mekë
215 besimtarët e parë nga Kosova, të cilët sot në mëngjes janë nisur drejt ve...
-
Mbyllen votimet në Preshevë e Bujanoc
Procesi i votimit në dy komunat e Luginës së Preshevës, Preshevë dhe Bujanoc ...
-
Fronti Europian miratoi Deklaratën Politike mbi legjitimitetin etnik që buron nga zgjedhjet
Sot në Tetovë, të gjitha organet partiake, por edhe përfaqësuese në pushtetin...
-
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi nesër dëshmon në Hagë në procesin Thaçi dhe të tjerët
Reporteri i luftës Nuhi Bytyçi, nesër më datë 3 qershor do të dëshmojë në Hag...
-
Ministria e Financave thotë se skema e re sociale eliminon kriteret diskriminuese
Ministria e Financave ka filluar pilotimin e reformës se skemës të asistencës...
-
Ambasadori italian në Serbi: Asociacioni është kusht për pranimin e Kosovës në KiE
Ambasadori i Italisë në Serbi, Luca Gori, ka theksuar se formimi i Asociacion...
-
Në Pagarushë zbulohet lapidari për dëshmorët dhe të rënët e fshatit
Ditën e së dielës, në fshatin Pagarushë u bë zbulimi i lapidarit, përkatësish...
-
Tahiri: Kurti nuk heqë dorë nga privilegjet dhe xhipat e zi
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK’së, Besnik Tahiri, ka thënë se kryeministri...