Lajme

Policia vë prapa grilave të dyshuarin për trafikim narkotikësh

Autori: Islam Morina 10:02 | 10 September 2022

Policia e Kosovës ka arrestuar një person të cilit fillimisht i janë gjetur 8 gramë lëndë narkotike dhe 190 euro që dyshohet se janë përfituar nga shitja e drogës, shkruan Gazeta Infokus.

Mirëpo gjatë kontrollit në banesën e tij policia ka gjetur edhe 27.3 gramë drogë e që dyshohet të jetë kokainë dhe 160 euro tjera që po ashtu dyshohet se i ka përfituar nga shitja e narkotikëve.

Polica njofton se i dyshuari është dërguar në mbajtje për 48 orë me aktvendim të prokurorit.

-Advertisement-

“Arrestohet një i dyshuar për trafikim me lëndë narkotike

Hetuesit policorë nga Njësia e Drejtorisë për Hetimin e Trafikimit me Narkotik- Prishtinë, pasi kanë pranuar një informatë se një person dyshohet se posedon lëndë narkotike, kanë njoftuar prokurorin dhe kanë filluar hetimet.

Më, 09.09.2022, hetuesit policorë, kanë identifikuar Z.K., (viti i lindjes 1986, mashkull kosovar), kanë ndaluar të njëjtin, gjatë kontrollit i janë gjetur dy qese të vogla (0.8 gr.) me lëndë që dyshohet të jetë kokainë, 190 euro (dyshohet te fituara nga vepra penale) dhe një telefon.

Policia ka kontrolluar edhe banesën e të dyshuarit të lartcekur. Në banesë policia ka gjetur dhe sekuestruar edhe gjashtë qese të vogla me peshë 27.3 gr., po ashtu dyshohet të jetë kokainë, 160 euro (dyshohet te fituara nga vepra penale) dhe një peshore digjitale.

Në konsultim me prokurorin iniciohet rasti ‘blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e paautorizuar e narkotikeve, substancave psikotrope dhe analoge’. I dyshuari intervistohet dhe me aktvendim nga prokurori dërgohet në mbajtje deri në 48 orë”, thuhet në njoftimin e Policisë së Kosovës./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Marsi sjell Magji në ETC

Të tjera