Lajme

Policia ua gjeti dy kallasha, arrestohen dy të mitur në Kllokot

Autori: Gazeta inFokus 10:10 | 20 October 2022

Dy të mitur me inicialet A.A dhe S.H, janë arrestuar në fshatin Mogillë të Kllokotit, pasi që policia iu ka gjetur dy armë në bagazhin e automjetit në të cilin ndodheshin ata, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas njoftimit, policia ka konfiskuar dy armët automatike AK-47 me karikator përkatës.

“Në lidhje me rastin është njoftuar Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar që ndaj të dyshuarve të ngritët kallëzim penal për veprat penale ‘’Mbajtje në pronësi, kontrollë ose posedim të paautorizuar të armëve’’ dhe rasti të procedohet në procedurë të rregullt në prokurori”, thuhet në njoftimin e policisë./Gazeta Infokus/

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Rëndësia e komunikimit efektiv midis Familjes dhe Kopshtit
-Advertisement-

Të tjera