Lajme

Policia tregon se sa protestues ishin në protestën kundër shtrenjtimit të rrymës

Autori: Gazeta inFokus 09:02 | 27 January 2022

Policia e Kosovës ka dhënë detaje në lidhje me protestën e mbajtur nga shoqëria civile lidhur me ngritjen e çmimit të energjisë elektrike, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë, në këtë protestë kanë marrur pjesë dyqind protestues ku pakënaqësitë e tyre i shfaqën përmes mbishkrimeve të ndryshme.

Poashtu, policia njoftoi që kjo protestë ka përfunduar pa asnjë incident.

-Advertisement-

“Njësitë policore gjatë gjithë kohës kanë monitoruar mbarëvajtjen e protestës”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Kujtojmë që kjo protestë e mbajtur gjatë të mërkurës ka filluar nga ora 12:00, dhe ka përfunduar rreth orës 12:30./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Studio MASTER në UNI, Merr Diplomë dhe lejeqëndrim t’përhershëm në GJERMANI
-Advertisement-

Të tjera