Policia tha se e arrestoi biznesmenin Shuki, por ky thotë se vetëm u intervistua

Autori: Gazeta inFokus
12:46 | 18 November 2022
Policia e Kosovës, dje raportoi se është arrestuar një person për veprën penale “blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës kriminale”, por që më pas, raportimin për arrestim e ndryshoi vetëm në intervistim.
Sipas njoftimit të parë të policisë, i dyshuari biznesmeni Driton Shuki, ka blerë një pajisje për ekzaminime shëndetësore, e cila dyshohet të jetë e vjedhur në Shkup të Maqedonisë së Veriut.
“Pas sekuestrimit të pajisjes (e cila arrin vlerën rreth 45.000 euro) dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, në koordinim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast ndaj personit të dyshuar: D. Sh, mashkull 47-vjeç, blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës kriminale”, thuhej në njoftimin e parë të policisë.
Por, ky njoftim u editua disa herë nga ana e policisë, ku në versionin e fundit thuhet se i dyshuari Driton Shuki vetëm u intervistua dhe ndaj tij është iniciuar rast.
“Në kuadër të veprimeve operative që po kryen policia me qëllim parandalimin dhe zbulimin e veprave kriminale, dje hetuesit e stacionit policor Qendra, kanë intervistuar një person, i cili dyshohet se ka blerë një pajisje për ekzaminime shëndetësore, e cila dyshohet të jetë e vjedhur, në Shkup të Maqedonisë së Veriut”.
“Pas sekuestrimit të pajisjes dhe përfundimit të procedurave të nevojshme policore, në koordinim me prokurorin e shtetit, është iniciuar rast ndaj personit të dyshuar: D. Sh, mashkull 47 vjeç, blerje, pranim ose fshehje e sendeve të përfituara me kryerjen e veprës kriminale”, thuhet në njoftimin e fundit të policisë.
Në lidhje me këtë, për Klankosova.tv ka folur edhe vetë biznesmeni Driton Shuki, që është pronar i laboratorit “Avicena”, i cili tha se lajmi për arrestimin e tij ka qenë keqkuptim.
“Jo, s’kam qenë i arrestuar. Policia kanë qenë për vizitë teke ne, ka rezultuar se një pajisje që e kemi blerë ne ka qenë e vjedhur. Ia kemi dhënë informatat. Dje ka qenë një keqkuptim në media ku disa media më kanë paraqitur si të arrestuar por më pas kur kanë folur me mua e kanë kuptuar se s’bëhet fjalë për diçka të tillë”, është shprehur Shuki.

Të tjera
-
29 pozita në qeveri me Ushtrues Detyre
Hiç më pak se 29 pozita në kuadër të Qeverisë së Kosovës po funksionojnë me u...
-
Sveçla: Ekziston qasje bllokuese e partive opozitare
Sot për herë të 30 ka dështuar përpjekja për konstituimin e Kuvendit të Repub...
-
Abdixhiku pozon me yjet e Kosovës, Zhegrovën dhe Rrahmanin
Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka pozuar përkrah...
-
“Unë jam kanë për me e votu Albulenën – ju kam thanë këta krejt të njejtë janë,unë nuk votoj msheft”, thotë Bekë Berisha
Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Bekë Berisha, ka thënë se...
-
Greqi: Shqiptari bëhet shpëtimtari i dy fëmijëve që po mbyteshin në lumë
Një emigrant shqiptar në Greqi është bërë hero pasi shpëtoi dy adoleshentë të...
-
Bulliqi për autostradën Prishtinë – Podujevë: Ka pas neglizhencë
Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi ka folur për vonesën në për...
-
Haxhiu: Vendimi i Kushtetues nuk do t’i hapë rrugë konstituimit të Kuvendit
Ministrja në detyrë e Drejtësisë Albulena Haxhiu, është shprehur skeptike se ...
-
Vuçiq në samitin në Ukrainë refuzon të nënshkruajë deklaratën që dënon agresionin rus
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, deklaroi gjatë vizitës së tij të parë...
-
Vuçiq nga Odesa: E falënderova Zelenskyn që nuk ftoi përfaqësues të Kosovës në Samit
Në Samitin e Ukrainë – Evropë Juglindore në Odesa, Presidenti serb Aleksandër...
-
Kurti në pritjen e organizuar në prag të Ditës së Çlirimit: Suksesi i Kosovës pas përfundimit të luftës është edhe sukses i NATO-s
Në prag të Ditës së Çlirimit të Kosovës, sot u mbajt pritje e organizuar nga ...
-
Limaj: Me Kurtin arritëm marrëveshje për kryetar Kuvendi, të nesërmen propozoi Haxhiun
Ekskluzivisht në emisionin Rubikon, kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir ...
-
Haziri me kritika për PDK-në dhe Lëvizjen Vetëvendosje lidhur me mënyrën si po e trajtojnë krizën politike
Nënkryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lutfi Haziri, ka kritikuar PDK-...