Lajme

Policia sqaron rastin ku është përfshirë djali i shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni

Autori: Gazeta inFokus 13:52 | 20 October 2018

Policia e Kosovës, përmes një komunikate për media ka sqaruar rastin ku është përfshirë djali i shefit të AKI-së, Shpend Maxhuni, Shpetimi, në veturën të cilën e ngiste ai janë kapur armë dhe drogë.

Njoftohet se rasti ka ndodhur me 12 tetor, dhe është inicuar si “Mbajtja në pronësi, kontroll, posedim i paautorizuar i armës (municionit)”.

Sipas policisë, gjatë patrullimit rutinor në fshatin Zllatar, kishte ndaluar veturën Golf IV me targa vendore, ku gjatë kontrollimit të tre personave që gjendeshin në veturë, duke përfshirë të apostrofuarin në media (Sh.M), ishte gjetur një revole e llojit “Zastava”, me një karikator dhe katër fishek të kalibrit 6.35 mm.

-Advertisement-

“Gjatë vazhdimit të kontrollit të automjetit,në një pjesë të veturës është gjetur një thikë, si dhe një cigare e mbështjellë e cila dyshohej të jetë substancë narkotike, një mulli i bluarjes grinder ndaj të cilave janë duke u kryer hetime”, thuhet në njoftim.

Personi i dyshuar ( A. K. ), sipas policisë ka deklaruar se cigarja e mbështjellë e gjetur brenda në veturë, si dhe mulliri i bluarjes grinder i përkasin atij.

Ndërsa i dyshuari tjetër (R. M), sipas policisë ka deklaruar se arma është e tij dhe se i njëjti e ka harruar në veturën e apostrofuar dhe se nuk i përket të dyshuarit (Sh. M).

“Lidhur me të gjitha veprimet policore është njoftuar prokurori kompetent, me rekomandim tëtë cilit rasti është proceduar në procedurë të rregullt. Andaj ritheksojmë se PK-ja është institucion i zbatimit të ligjit dhe mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saja ligjore, duke përfshirë angazhimet e saja profesionale edhe në rastin konkret, për të cilin ka ngrit kallëzim penal”, thuhet në njoftim.

Ndërkohë që rasti ka ndodhur me 12 tetor sipas policisë, kallëzimi penal për këtë rast nuk është dorëzuar në Prokurori deri të premten.

Zëvendës kryeprokurori i Prishtinës, Ibrahim Berisha e konfirmoi për Insajderin se dje e kanë pranuar këtë kallëzim penal dhe se hetimet për të kanë nisur.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita Home dhe Prince Caffe: Sponsor të përgjithshëm të Sunny Hill Festival
-Advertisement-

Të tjera