Sport

Policia spanjolle e vendos Guardiolan në listën e rebelëve

Autori: Gazeta inFokus 11:20 | 22 December 2017

Policia spanjolle, e cila është duke e hetuar rebelimin gjatë përpjekjes për pavarësi të Katalonjës, e ka publikuar një listë me disa emra të figurave publike, përfshirë edhe trajnerin e Manchester Cityt, Pep Guardiola.
Ish-lojtari dhe trajneri i Barcelonës e lexoi një deklaratë pro-referendumit për pavarësimin e Katalonjës nga Spanja më 11 qershor të këtij viti dhe për këtë arsyeje emri i tij figuron në listën e policisë spanjolle, transmeton Express.

“Ngjarja kishte për qëllim ta mbronte referendumin dhe nxiste rrugën e njëanshme”, thuhet në raportin e policisë, sipas El Nacional.

Në javët e fundit, Guardiola është duke e bartur një shirit të verdhë, duke treguar përkrahjen e tij për të burgosurit politikë të lëvizjes për pavarësinë e Katalonjës.

-Advertisement-

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Po, Po 31 Vetura Dacia Logan shpërblim për konsumator nga ETC
-Advertisement-

Të tjera