Policia spanjolle e dëbon liderin e tifozëve ultras të Bocas nga Spanja

Autori: Gazeta inFokus
15:29 | 06 December 2018
Policia spanjolle e ka dëbuar Maxi Mazzaron, njërin nga liderët e tifozëve ultras të Boca Juniors, të cilët njihen me nofkën Barras Bravas në Amerikën e Jugut. Ai u detyrua të kthehej në Argjentinë sapo arriti në aeroportin e Madridit, Barajas.
Sipas burimeve brenda policisë, agjencia spanjolle e lajmeve, EFE, raporton se Mazzaro ishte identifikuar nga autoritetet spanjolle dhe nuk i ishte lejuar hyrja në Spanjë për shkak të disa masave të sigurisë që janë ndërmarrë para finales së Copa Libertadores, mes River Plate dhe Boca Juniors, që do të zhvillohen në stadiumin e Real Madridit, Santiago Bernabeu, të dielën.
Mazzaro u ndalua mbrëmjen e së mërkurës dhe tanimë është kthyer në Argjentinë, sipas burimeve të EFE. Ai ka një dosje voluminoze kriminale dhe policia spanjolle e konsiderojnë atë si një ndër anëtarët më të rëndësishëm dhe më të rrezikshëm të tifozëve ultras të Bocas.
Autoritetet spanjolle janë duke ndërmarrë masa shtesë për parandalimin e rrezikut dhe incidenteve të dhunës, ashtu siç kishte ndodhur në Buenos Aires. Për shkak të dhunës që kishin shfaqur tifozët e River ndaj lojtarëve të Bocas, ndeshja ishte shtyrë dy herë dhe në fund ishte vendosur të zhvillohej jashtë Argjentinës, në stadiumin Santiago Bernabeu.
Vendimi kontrovers për ta mbajtur këtë finale jashtë Amerikës së Jugut në Evropë është kritikuar shumë nga të dy klubet, tifozët e tyre dhe nga shumë njerëz të tjerë në botën e futbollit. Por, përkundër kritikave që mori ky vendim i Konfederatës së Futbollit të Amerikës së Jugut, ndeshja do të mbahet të dielën në orën 20:30, në Santiago Bernabeu

Të tjera
-
Havolli akuzon Muratin për bllokim të projektit të unazës së jashtme të Prishtinës
Drejtori i Infrastrukturës në Komunën e Prishtinës, Sokol Havolli, i ka reagu...
-
Kush është Prek Kodra që kërkohet nga SPAK, dikur ishte akuzuar se kishte planifikuar të vriste Albin Kurtin
Lene Prroni është e moshuara që dyshohet se është përdorur nga i kërkuari i d...
-
Shehu njofton asfaltimin e një segmenti të rëndësishëm në Junik, thumbon “kryetarët e statuseve”
Kryetari i Junikut, Ruzhdi Shehu, ka njoftuar fillimin e asfaltimit të rrugës...
-
“Paska rrejtë”, Murati i reagon Ramës pasi akuzoi Qeverinë në detyrë për bllokim të buxhetit të Prishtinës
Ministri në detyrë i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, i ka r...
-
Situata me zjarret merr përmasa serioze në Kosovë, sot u regjistruan 66 raste
Agjencia për Menaxhimin Emergjent (AME) ka njoftuar se situata me zjarret ka ...
-
Abdixhiku: Imri Ahmeti plus 4, sonte zyrtarizuam kandidaturën e njeriut më meritor për transformimin e Lipjanit
Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka shprehur përkrahjen për Imri Ahmetin s...
-
“Qe merre në telefon gjeneralin”, Lladrovci thotë se Sami Lushtaku, Mërgim Lushtaku dhe Ganimete Musliu kanë lobuar kundër tij
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka thënë në “Rubikon”, se deputetët Mer...
-
Lladrovci: Sami Lushtaku më sulmoi nën brez, tha që unë e kam çuar Thaçin në Hagë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, tha se nënkryetari i Skenderajt, Sami L...
-
E konfirmon IPK-ja: Arrestohen 5 zyrtarë policorë lidhur me incidentin në Lipjan
Inspektorati Policor i Kosovës respektivisht hetuesit e saj në koordinim të v...
-
SKANDAL me dëshmitarin e EULEX-it, Nazim Bllaca ruante kontakte të fshehta me prokurorë serbë
Nazim Bllaca, i njohur si dëshmitari bashkëpunues i EULEX-it në rastet e fams...
-
Bajqinovci: I kemi numrat për Kuvend
Sot u shënua edhe dështimi i 43-të i përpjekjes për konstituimin e Kuvendit t...
-
Lladrovci i përgjigjet Lushtakut: Nuk jam normal për të, s’mundet ai me ardh në Drenas me ia fut derës me këmbë
Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, i ka reaguar Sami Lushtakut pasi ky e f...