Lajme

Policia shkon në zyrat e BSPK-së

Autori: Gazeta inFokus 13:42 | 06 September 2022

Policia e Kosovës ka zbarkuar në zyrat e Bashkimit të Sindikatave të Pavarura të Kosovës (BSPK) për ta intervistuar kryetarin e Këshillit Grevist, Rrahman Jasharaj.

Dy zyrtarë policorë kanë shkuar në BSPK, sot rreth orës 13:00.

Policia po e merr në pyetje Jasharajn në lidhje me rastin e tentim-sulmit të djeshëm ndaj tij, raporton EO.

-Advertisement-

Përderisa personi që ka tentuar ta sulmojë të hënën kryetarin e Sindikatës së Arsimit, Rrahman Jasharaj është arrestuar.

Lajmin e ka konfirmuar Laureta Ulaj nga Prokuroria Themelore në Prishtinë.

“Po është arrestuar dhe me kërkesë të prokurorit është derguar në mbajtje”, tha ajo.

Të hënën në shkollën fillore “Ismail Qemaili”, në Prishtinë ishin mbledhur sindikalistët për të diskutuar për grevën.

Një gjysh i një nxënëse kishte tentuar ta sulmojë Jasharajn.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Comodita në Las Vegas Market prezanton linjat e reja të dyshekëve për tregun amerikan
-Advertisement-

Të tjera