Lajme

Policia sekuestron rreth 28 mijë euro, dyshohet se janë të falsifikuara

Autori: Gazeta inFokus 21:49 | 28 December 2022

Policia e Kosovës të mërkurën ka sekuestruar 27 mijë e 935 euro në Prishtinë nën dyshimin se janë të falsifikuara, shkruan Gazeta Infokus.

Sipas policisë dy të dyshuarit me inicialet Sh.A dhe E.I kanë deponuar në një nga bankat e kryeqytetit një shumë të parave prej 37 mijë e 968 euro, ku dyshohet se nga shumë 27 mijë e 935 janë të falsifikuara.

“Dy të dyshuar: Sh.A., (viti i lindjes 1991, mashkull kosovar) dhe E.I., (viti i lindjes 1993, mashkull kosovar), si arkëtarë të një ndërmarrjeje, kanë deponuar në një nga bankat e kryeqytetit një shumë të parave prej 37 968 (tridhjetë e shtatë mijë e nëntëqind e gjashtëdhjetë e tetë) euro. Nga kjo shumë, dyshohet se 27 935 (njëzet e shtatë mijë e nëntëqind e tridhjetë e pesë) euro, janë të falsifikuar.

-Advertisement-

Parat që dyshohet të jenë të falsifikuara janë monedha metalike me prerje dy dhe një euro (13 746 x 2 = 27492 euro dhe 443 x 1=443 euro, pra gjithsej 27935 euro)”, thuhet në njoftimin e policisë.

Sipas PK-së, paratë e sekuestruara do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të nevojshme për të vërtetuar origjinalitetin e tyre.

Derisa lidhur me rastin është njoftuar prokurori dhe me aktvendim të tij, rasti do të zhvillohet në procedurë të rregullt./Gazeta Infokus/

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Edhe një storie suksesi – PRINCE CAFFE lidh marrëveshje bashkëpunimi me kompaninë më të madhe në Kroaci të shitjes me…

Të tjera