Lajme

Policia i ‘prish’ planet 26-vjeçarit, vlonjatit i gjenden dy mina me sahat

Autori: Gazeta inFokus 11:04 | 17 January 2018

Policia e Vlorës ka bërë me dije ditën e sotme se ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Packages”, ku është bërë arrestimi i një 26-vjeçari.
Bëhet fjalë për Roberot Hodajn, i cili është arrestuar nga ana e policisë, pasi në makinën e tij janë gjetur dy mina me sahat.

Gjithashtu, gjatë kontrollit të banesës e cila përdorej prej tij, në lagjen “Rilindja”, në dhomën e gjumit iu gjetën nga policia 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale 2 minat me sahat, lënda narkotike, mjeti dhe aparate celular.

-Advertisement-

Prej DVP.Vlorë dhe Prokurorisë Vlorë mësohet se po vijojnë hetimet me metoda speciale dhe proaktive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Lidhur me këtë ngjarje materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë

Finalizohet operacioni ”Packages”.

Policia arreston në flagrancë shtetasin të cilit iu gjetën në automjet 2 mina me sahat.

Sektori për Krimet e Rënda dhe Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në DVP.Vlorë kanë finalizuar operacionin Packages, në të cilin kanë arrestuar në flagrancë shtetasin :

Roberto Hodaj, 26 vjeç, banues në Vlorë.

U krye arrestimi i këtij shtetasi pasi gjatë kontrollit të ushtruar nga strukturat policore në mjetin tip ”Benz ML”, që përdorej prej tij i janë gjetur dy mina me sahat.

Gjithashtu gjatë kontrollit të banesës e cila përdorej prej tij, në lagjen “Rilindja”, në dhomën e gjumit iu gjetën nga policia 7 kg lëndë narkotike Cannabis Sativa.

U sekuestruan në cilësinë e provës materiale 2 minat me sahat, lënda narkotike, mjeti dhe aparate celular.

Prej DVP.Vlorë dhe Prokurorisë Vlorë po vijon hetimi me metoda speciale dhe proaktive për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë Vlorë për veprime të mëtejshme.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
UFC EKSKLUZIVISHT NË ARTMOTION!
-Advertisement-

Të tjera