Lajme

Policia po heton dy raste lidhur me publikimin e ‘lajmeve të rrejshme’

Autori: Gazeta inFokus 11:45 | 10 June 2017

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se është duke u hetuar dy raste për publikim të “lajme të rrejshme”.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës të premten janë paraqitur dy raste ku persona të panjohur kanë publikuar lajme duke keqpërdorur logon e gazetës “Kosova Sot”.

“Me 09.06.2017 ankuesi mashkull K/Shqiptar, ka raportuar se person-a të panjohur në mënyrë të rrejshme duke u thirrur në emër të portalit, kanë publikuar lajme lidhur me aktivitetet politike-zgjedhore. Rasti është duke u trajtuar dhe duke u hetuar nga njësite relevante policore”.

-Advertisement-

“Me 09.06.2017 ankuesja femër K/Shqiptare, ka raportuar se person-a të panjohur kanë vjedhur emrin dhe logon e Gazetës Kosova Sot dhe janë duke shpërndarë lajme të rrejshme në disa vebfaqe . Po ashtu rasti është duke u trajtuar dhe duke u hetuar nga njësite relevante policore”, thuhet në njoftim, përcjell lajme.net.

Ndryshe ditëve të fundit në rrjete sociale është duke qarkulluar një portal me emrin kosovasot.live, cili përdor logon e gazetës ‘Kosova Sot’. Në këtë portal gjatë fushatës zgjedhore janë publikuar lajme të cilat raportohej për probleme brenda koalicionit PDK-AAK-Nisma dhe LDK-AKR-Alternativa.

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
BKT Kosova vlerësohet për herë të katërt "Banka e Vitit 2024 në Kosovë" nga The Banker
-Advertisement-

Të tjera