Lajme

Policia po e bastis komunën paralele për Skenderaj, Elshani: Me gjasë do të mbyllet

Autori: Gazeta inFokus 17:01 | 16 October 2024

Bastiset një Komunë Paralele e Serbisë në Skenderaj, Elshani: Me gjasë do të mbyllet

Policia e Kosovës në koordinim me prokurorin e shtetit janë duke e mbyllur komunën paralele serbe për komunën e Skenderajt që gjendet në veri të vendit.

Lajmin për Gazetën Infokus, e ka konfirmuar zëvendësdrejtori i policisë për rajonin e veriut, Veton Elshani, i cili u shpreh se gjatë verifikimeve policore në teren, kanë dalë në përfundim se Komuna Paralele e Skenderaj, është aktive në territorin e Mitrovicës Veriore.

-Advertisement-

Është në veri një komunë paralele për pikën e Skenderajt, kemi hyrë brenda dhe jemi duke kontrolluar dhe sipas të gjitha gjasave ajo mbyllet”, tha Elshani për Infokus.

Javë më parë, policia i ka mbyllur edhe komunat e tjera paralele që kanë funksionuar në veri të vendit.

 

Subscribe në YouTube: GAZETA INFOKUSI
Etiketa:
Shkolla Finlandeze lanson programin IMPACT: Tani edhe në gjuhën shqipe, me çmim të përballueshëm
-Advertisement-

Të tjera